Nuk ndalet Lulzim Basha, pas Kavajës dhe Lezhës shkel masat anti-COVID edhe në Elbasan, militantët e PD e presin me flamuj dhe thirrjet 'Rama Ik'

14 Mars 2021, 10:01| Përditesimi: 14 Mars 2021, 18:30

  • Share

Me flamuj të Partisë Demokratike, të cilët i mbajnë në dorë simpatizantët, është pritur në Elbasan kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Siç shihet edhe nga videon e postuar nga kreu i PD-së, një grumbull qytetarësh, megjithëse jemi në pandemi, kanë dalë të presin Bashën. Ashtu si edhe në Kavajë ku u  gjobit, vihet re se kreu i PD-së vijon që të grumbulloje qytetarë të cilët nuk respektojnë masat Anti-COVID.  Disa militantë të PD kanë rrethuar Bashën me flamujt dhe thirrjet 'Rama ik'. 

Po ashtu forca të shumta të policisë janë në terren, të cilët kërkojnë zbatimin e masave anti-COVID dhe distancimin social.

Edhe pse kreu  i PD u gjobit me 5 milionë lekë për grumbullime në kohë pandemie, Basha u shfaq ditën e djeshme në Lezhë sërish mes turmës së njerëzve, një pjesë e të cilëve ndërsa mbanin në duar flamuj të PD, u shfaqën edhe pa maska.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • fteri: 14/03/2021 18:58

    Vitet e fundit “Dita e Verës” është bërë me të vërtet një festë mbarëkombëtare, ku festohet masivisht nga të gjithë shqiptarët pa dallim moshe, besimi fetar dhe krahinor. Kjo tregon se shqiptarët edhe në festa janë të bashkuar, si një trung i vetëm duke treguar se janë një komb i vetëm dhe që kanë vetëm një identitet, atë shqiptar, i cili rrjedh nga qytetërimi antik Ilir, ndër më të vjetërit jo vetëm në Ballkan por edhe në Evropë. Dita e Verës e vërteton këtë lidhje, sepse vetë “Dita e Verës” është shumë e lashtë për nga koha e kremtimit dhe mënyra. Është festë pagane që rrjedh nga lashtësia dhe që është ruajtur me shumë fanatizëm deri në ditët tona. Edhe në kohën e komunizmit ajo festohej rregullisht. Natyrisht që nga fillimet e kremtimit të saj deri sot, kohët kanë ndryshuar dhe për rrjedhojë edhe mënyra e festimit, por forma e saj bazë është po e njëjta, ka qenë dhe mbetet një festë pagane, me origjinë dhe traditë shqiptare dhe që i dedikohet stinës së pranverës, me të cilën rigjallërohet gjithçka pas një gjumi të lodhur dhe të gjatë dimëror mbuluar me borë . Ndërsa partitë politike opozitare PD+LSI +FRD na rrënuan jo vetëm pasurinë por krijojnë situate lufte me grupet e tyre plot MAFJE ! Politika shqiptare nuk bë dot pa mafje me skandalet e grupet e tyre të dhunëshme ,bandat bëjnë punën e tyre ,përpalsen dhe prishin dhe ditën e Verës këtë festë mbarëkombëtare që ka simbol BASHKIMIN . Kjo opozitë na ngriu buzqeshjen në buzë na prishi pemën e krishtëlindjeve , një pemë dekorative halore me gjelbrim u vendos në mes Tiranës për festën e krishtëlindjes që simbolizon jetën . Quhet PEMA e JETËS simbol i festës të popullit ,Opozita e rrugës i vu zjarrin ,siç dogji e vodhi gjithë pasurinë e 45 vjetve të shqiptarëve.,vënë me djersë e gjak . Ndërsa kjo farë e keqe e opozitës, opozitë rrugësh ,sheshesh e grushtash ,rrugë më rrugë e deri nga vetë njeriu i parë i vendit presidenti që kërcënon e përleshet si rrugaqët drogagji poshtë urës Lanës ,në një festë pagane shumë të lashtë që kërkon bashkim unitet e forcë shfaqet vulgare dukshëm si 100 kopje të Ilir Floririt prishë festën -TURP ! Turp për këtë opozitë rrugësh ,dëgjon ,sajon vetë ndonjë gjë dhe ngrihet e ULURI pa e verifikuar atë se sot SHqiptarët së BASHKU duhet të festojnë, festën e madhe të unitetit Ditën e Verës ,dita e bashkimit shqiptarve kundër të gjithë të këqijave që na rrethojnë .Në të vërtet ka një krizë ,kjo krizë është te hajdutët .vrasit që kërkojnë që shqipërinë ta mbajnë pezull. . Përplasjet janë arma vrastare Sali Ram Berishës ,Ilir Metës ,Lulëzim Bashës kundër shqiprisë ,dhe mënyra e shpëtimit nga dhënja llogari para ligjit RI

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?