Gazetari Elvi Fundo

“Basha mbështeti ata që më dhunuan”, reagon Fundo: Në këtë vend mafia dhe bandat kanë kapur çdo gjë

31 Gusht 2018, 15:56| Përditesimi: 31 Gusht 2018, 16:01

  • Share

Gazetari Elvi Fundo, ka reaguar pas vendimit të prokurorisë për të mbyllur hetimet për gjetjen e autorëve të sulmit që iu bë Fundos më 21 mars 2017.

Në një status në Facebook, Fundo bën fajtor politikën, policinë dhe prokurorinë, që sipas tij janë të kapur nga mafia.

Fundo akuzon drejtëpërdrejt kreun e opozitës, Lulzim Basha se ka mbështetur segmente të krimit dhe drogës, të dyshuar si dhunues të tij.

“Pas dhunes dhe mos zbardhjes se ngjarjes nga policia.
Pas mbeshtetjes nga Basha te segmeteve te krimit dhe droges qe dyshohen per rastin tim. 
Pas heshtjes te Farmir Xhafes dhe mungeses se vullnetit nga qeveria per kapjen e autoreve dhe urdheruesit.
Pas servilizmit te Rames e Metes ndaj krimit.
Pas isos qe mbajne ndaj krimit qerosat dhe beqirat e partive.
Pas 18 muaj prokuroria ashtu sic pritej pezullon hetimet.
Pergjegjes policia e prokuroria qe i vendosi vulen.
Ketu duhet te te vrasin qe te shpresosh te zbardhin ngjarjen e kapin autoret.
Levat pas koke apo plumbat ne shtepi si rasti i Klodit nuk vlejne.
Bandat dhe mafja kane kapur cdo gje ne kete vend, qeverine, opoziten, policine e prokurorine. Te gjithe jane bashke autore ne krim dhe fshehjen e tij. 
E ne Shqiperi ne kete e quajme shtet. Konica kishte te drejte, shume aktuale.”-shkruan Fundo.

Gazetari Elvi Fundo u dhunua nga dy persona në datë 08.03.2017, ndërsa në media doli edhe video e momentit të goditjes me sende të forta. Ngjarja ndodhi te zona e “Stacionit të Trenit” në kryeqytet, ndërsa Fundo u dërgua në spital, pasi mori disa plagë në trup nga goditjet. 6 muaj pas ngjarjes u arrestua një person, ndërsa prokuroria njoftoi në fund të korrikut të këtij viti pezullimin e hetimeve për rastin, pasi nuk janë gjetur autorët. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?