Pas rikthimit në krye të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur në selinë e përkohshme të PD-së Kryesinë, ku në fakt merr pjesë vetëm ai grupim i PD që e njeh si kryetar të selisë blu, ndërsa është bojkotuar nga grupi i Gazment Bardhit.
Pas zgjedhjes së tij së këtij të fundit që prej 29 korrikut, Basha ka nisur edhe lëvizjet e tij të para si kryetar i PD-së, duke mbledhur sot Kryesinë për të diskutuar rreth 20 pika që priten të ndryshohen në Kuvendin Kombëtar të PD-së që do të mbahet më 2 shtator, të shtunën.
Në listën e pjesëmarrësve, janë po të njëjtët që i qëndruan ‘besnikë’ për ta kthyer si kryetar të PD-së, ndërsa një grupim tjetër me në krye Gazment Bardhin e kanë bojkotuar sërish.
Në mbledhjen që po mbahet sot po diskutohen ndryshime staturore që priten të miratohen nga delegatët, ndër to preken edhe kompetencat e Sekretarit të Përgjithshëm. Ndryshime do të ketë edhe për krerët e degëve, si shpërblim i Bashës që i qëndruan 'besnikë' në zgjedhjet brenda Partisë Demokratike.
Pjesëmarrës në mbledhjen e Bashës:
- 1. Lulzim Basha
- 2. Enkelejd Alibeaj (online)
- 3. Flutura Açka
- 4. Jemin Gjana
- 5. Mirela Karabina
- 6. Taulant Zeneli
- 7. Endri Hasa
- 8. Indrit Sefa
- 9. Kreshnik Collaku
- 10. Roland Bejko
- 11. Gentian Gaba
- 12. Agron Kapllanaj (online)
- 13. Fitim Zekthi
- 14. Gazmend Koduzi (online)
- 15. Merita Bakiu
- 16. Xhemal Gjunkshi (online)
- 17. Taulanda Jupi
- 18. Orjola Pampuri
- 19. Arbi Agalliu (online)
Ndërkohë, kanë munguar sërish ata anëtarë të Kryesisë që nuk mbështesin rikthimin e Bashës.
Deputet që e kanë bojkotuar
- 1- Gazment Bardhi
- 2-Helidon Bushati
- 3-Lefter Geshtenja
- 4-Saimir Korreshi
- 5-Bledjon Nallbati
- 6-Dhurata Cupi
- 7-Dashnor Sula
- 8-Juela Hamati
- 9-Jonila Godole
Pikëpyetja më e madhe është nëse kryedemokrati do të njoftojë ekipin ‘Basha 4’, pasi PD-së i janë dorëhequr nënkryetarët, disa anëtarë kryesie, nuk ka një kryetar të Këshillit Kombëtar, sikurse posti i numrit 2 të Partisë Sekretarit të Përgjithshëm të PD është në pikëpyetje pasi Gazment Bardhi nuk e njeh Bashën kryetar.
Kuvendi i fundit që PD zyrtare ka mbajtur ishte ai i 18 Dhjetorit, në kulmin e luftës me grupimin e Sali Berishës ku Basha mblodhi 5004 delegatë dhe vendosi që non gratat e SHBA të qëndrojnë larg drejtimit të partisë.
Një zhvillim që gjithashtu pritet mbetet në fakt edhe nëse PD do të dalë sot me një emër kandidati për Bashkinë e Kukësit, kjo pasi edhe Rithemelimi por edhe Partia Socialiste tashmë kanë përzgjedhur kandidatët për zgjedhjet që do të mbahen në Kukës më 24 shtator.
Përplasja Basha-Bardhi:
Përplasja mes Partisë Demokratike zyrtare nisi për shkak të zgjedhjeve që pritet të mbahen më 29 korrik për kryetarin e ri. Kryesia e partisë i hoqi vulën Bardhit dhe ia kaloi sekretarit Ligjor, Indrit Sefës. PD thotë se Bardhi nuk ka vulosur vendimet e Kryesisë për procesin e zgjedhjeve dhe për këtë arsye vendosën që t’ia kalojën vulën Sefës, në përpjekje për t’i hequr kompetencat Bardhit. Ndërkohë, nga ana tjetër dy ditë para zgjedhjeve për kryedemokratin e ri, Bardhi thirri online mbledhjen e Këshillit Kombëtar, pas kërkesës së 7 deputetëve për anulimin e zgjedhjeve.
Raportoi për Report Tv dhe Shqiptarja.com gazetarja, Danjela Maloku
Deputeti demorkat Dashnor Sula, ka reaguar pas mbledhjes së Kryesisë së PD-së gjatë ditës së sotme, në të cilën ai e bojkotoi, ku ka shprehur edhe pakënaqësitë e tij.
“Parti politike apo biznes familjar?
Të dashur dhe të nderuar qytetarë dhe ju demokratë të angazhuar, po bëhen afro dy vite që Partia Demokratike është në situatën e saj më të vështirë. Është e përçarë që në kokë e deri në strukturat më të thjeshta. Arsyet tashmë i dimë.
6 marsi i vitit 2022 dhe 14 maj i këtij viti e tregoi me fakte dhe numra se Partia Demokratike nuk mund të kthehet në një forcë alternativë qeverisëse duke luftuar për një llokmë brenda saj. Edhe duke bashkuar votat e ndara mes vetes, opozita sërish nuk bën më shumë vota sesa partia në pushtet. Kjo situatë lips një opozitë më të fortë që të thithë edhe shtresën gri edhe të pakënaqurit.
-Me gjithë këto fakte e prova tronditëse duket se ata që janë shkaktarët e kësaj krize, nuk kanë nxjerrë mësimet por riciklohen dhe duket se duan ta shfrytëzojnë, sakrificën e demokratëve për interesa fitimprurëse personale.
-Ne, grupi i deputetëve të Partisë Demokratike që në vendimet e para që kemi marrë jemi mbështetur te partnerët tanë, ndërkombëtarët, parimet e tyre. Këto parime na udhëheqin.
– Të njëjtat standarte duket se nuk po ndiqen nga ai që më 9 shtator të 2021 inicioi përçarjen e më pas nuk i doli për zot vendimit që mori.
– Pasi bëri sikur dha dorëheqjen por në hije mbajti peng zhvillimet në PD, në pikun e vapës bëri sikur u rikthye fuqishëm. Por ndryshe nga sa iu kishte fryrë ata që I mban afër, nuk mori asnjë urim nga miqtë ndërkombëtarë. Mori urime dhe vlerësime kur dha dorëheqjen por jo kur u ‘kthye’.
– Nëse duhet të ndjekim të njëjtat standarte, këtë detaj do duhet ta vlerësojmë maksimalisht. (nuk ka ndodhur deri më tani)
– Përkundër interesave të demokratëve dhe shumicës së qytetarëve të cilët duan një opozitë alternativë më të mirë qeverisëse sesa kjo që është aktualisht po merren hapa që e zvogelojne Partine Demokratike ne nje biznes familjarë.
– Çdo mbledhje ne kundershtim me ‘kushtetuten’ tone partiake, statutin e PD nuk e forcon opozitën por zvogëlon atë. Kushdo që ka të parën interesin e qytetarëve synon ta rrisë PD, kushdo që do ta trajtojë atë për interesa okulte financiare nuk I intereson se sa zvogëlohet partia por do ta përdorë atë si një instrument për të bërë edhe më shumë para pa firmosur as edhe një ditë në qeveri.”- shkroi Sula.
Pd-ët,te treja,te katerta sa jane,jane disa grupime te pa aftesh,idiote funksionale politike,qe kane marre peng ate qe quhet opozite.Keto keshtu e kane nis e keshtu do ta bitisin,qesharak.Imagjinoni qe nje nga keto te marre pushtet,njeri me karagjoz se tjetri.Keto duhet te ikin ne shtepi,se e flliqen edhe nocionin opozite.
Përgjigju