Pas takimit me ambasadorin gjerman, Basha takon për rreth 2 orë aleatët dhe ekspertët

4 Qershor 2020, 10:26| Përditesimi: 4 Qershor 2020, 20:41

  • Share

Për rreth 2 orë Basha ka pritur në takim aleatët, Kryemadhin dhe Vasilin, Fatmir Mediun dhe dhe Shpëtim Idrizin. Mësohet se ata kanë diskutuar  për çështjen që ka mbetur pezulluar të reformës, administratën zgjedhore. Paraditen e sotme Basha ka patur takim me ekspertët e reformës zgjedhore. Ndërsa pati edhe një drekë pune me ambasadorin e Gjermanisë. Biseda zgjati për më shumë se një orë në një nga restorantet e kryeqytetit. Zingraf takoi Lulzim Bashën pas bisedës me ambasadorët për rreth një orë te 'Shtëpia e Europës'. 

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim dje ishte e prerë dhe shumë e qartë në mesazhin e saj se përgjegjësia është e Lulzim Bashës duke i thënë hapur se "topi është në fushën e tij dhe tashmë ai ka në dorë integrimin e vendit".

Ditën e djeshme, Basha me një deklaratë tepër të shkurtër tha se është arritur progres për zgjedhore, por ka ende një çështje pa zgjidhur. "Është bërë progres drejt dakordësisë për administrimin zgjedhor, ka mbetur një çështje pa zgjidhur.

Sigurojë shqiptarët që opozita e bashkuar do të bëjë gjithçka për votën e lirë dhe të ndershme", tha Basha.


Lajmi kryesor:

Topi në fushën e Bashës/ Pas takimit me ambasadorin gjerman dhe aleatët, kreu i PD-së 'ngujohet' në seli! Asnjë vendim për 'Zgjedhoren'


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?