DURRËS- Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbyllur fushatën në qytetin e Durrësit ku ka kërkuar votën për Luan Hotin. Në fjalën e tij në qytetin bregdetar, ai u bëri thirrje të gjithë durrsakëve dhe qytetarëve të shpërfillin çdo diktator, duke 'sulmuar' kryeministrin Edi Rama, dhe të hedhin votën aty ku u shërbehet fëmijëve dhe prindërve durrsakë.
" Durrësi është gati, unë si shumë kush e di dhe e kam mësuar, jo se ma kanë thënë kolegët durrsak, por e i tillë është fakti, ky shesh ka një histori mijëra vjeçare, këtu ku jemi sotme kanë bucitur nga armët, nga topat e okupatorëve, që kanë zbarkuar me mjetet lundruese dhe e kanë parë Durrësin si porta hyrëse për të shkatërruar vendin, ky Durrës ka bucitur dhe nga rezistenca që i është bërë okupatorit, ka bucitur Durrësi me heshtje, me heshtjen e mos aprovimit, të mos miratimit, sa herë që një qeberi shkel mbi besimin e dhënë, kemi dëgjuar problemet tuaja se si bëhen të stërmëdha me zgjidhje që ju rëndojnë dhimbjen, ndaj e di që kur thoni me zë të lartë, heshtja tuaj është zemërim, ndaj derdheni heshtjen tuaj në kutitë e votimit, kthejeni zemërimin në votë", tha Basha.
Nga ana tjetër, kandidati Luan Hoti tha se me 6 mars do t'i rikthehet Bashkia qytetarëve.
"Janë përpjekur të na përçajnë, por nuk ia kanë dalë. Arrogancës i ka ardhur fundi, pas 2 ditësh me votën tuaj do ngjallim shpresë do hedhim hapat e parë për një fillim të ri. E diela e 6 marsit është dita kur Bashkia do të bëhet e juaja, do vendosni që të jeni vendim marrësit për të ardhmen tuaj. Shkoni e votoni si njerëz të lirë, për jetën tuaj, që Bashkia t'i rikthehet qytetarëve", tha Hoti.
Teksa përfundoi fjalën e tij, Bashës i dhuruan lule, por ky i fundit vendosi që t’ia dhurojë një simpatizanteje aty pranë e cila mbajti edhe një fjalë gjatë takimit përmbyllës. Më herët, Basha ishte në qytetin e Shkodrës, ku mbylli fushatën për këtë Bashki.
Bukur e ka thene :"-shperfillni diktatorit".Po' ai qe vret ,urdheron te vrase njerez me duart ne xhepa qe protestojne ,cfare eshte?kelysh diktatorit?Dhe popullit duhet te zgjedhe kelyshin ,Jo diktatorit.
Përgjigju