Lulzim Basha

Politikë
Top 24

Basha në Vaun e Dejës: Me 30 qershor Rama u braktis nga shqiptarët, do bëj gjithçka për të mbrojtur Zef Hilën

16 Korrik 2019, 09:33| Përditesimi: 16 Korrik 2019, 09:43

  • Share

Kryedemokrati  Lulzim Basha u takua me strukturat  e PD në Vaun e Dejës. Ai deklaroi se në 30 qershor socialistët u braktisën nga shqiptarët. Basha foli edhe për shkarkimin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës Zef Hila pas sulmeve të ndodhura në KZAZ dhe materialeve zgjedhore në Bushat pak ditë para zgjedhjeve të 30 qershorit. Basha tha se Zef Hila është një shembull për drejtuesit vendorë duke shprehur gatishmërinë e tij për të mbrojtur figurën e tij.

 “Kanë dështuar me turp që në 2015-en dhe e trefishuan turpin më 30 Qershor, kur u braktisën edhe nga socialistët, të cilët i çuan një mesazh të qartë Edi Ramës dhe Tom Doshit se ata preferojnë më mirë të rrinë në shtëpitë e tyre, sesa t’u dalin kundër vëllezërve dhe motrave demokratë në luftën dhe kauzën e drejtë për çlirimin e të gjithë shqiptarëve nga e krimi, varfëria dhe hajdutëria

 Zef Hila është investimi juaj dhe investim i Partisë Demokratike dhe jo i krimit të organizuar, as i një kupole hajnash të korruptuar, siç janë ata që sot sundojnë në Partinë Socialiste. Si kryetar i Partisë Demokratike, unë jam i vendosur të bëj gjithçka në pushtetin tim, për ta mbrojtur këtë investim të shkëlqyer

85 % shqiptarëve e braktisën regjimin kriminal të bindur  nga:

Vetëdija se 30 qershori nuk bëhej për interesat e njerëzve, por për pushtetin dhe pasurinë e bandës që sot sundon pa ligj e Kushtetutë.

Gjendja katastrofike ku e ka katandisur Edi Rama ekonominë.

Beteja dhe vendimet e opozitës.

Bregdeti, minierat, nafta, bujqësia, bimët medicinale, gjithçka është monopolizuar për t’ua dhënë në dorë 5 oligarkëve dhe 5 kriminelëve, me të cilët është ortak dhe për të cilët qeveris Edi Rama. Sepse, siç e treguan edhe përgjimet e Bild-it, me ata ai mori pushtetin, ndaj për ta dhe me ta po qeveris.”- u shpreh kreu i PD në takimin e Vaut të Dejës.

Komento

Komente

  • Shelqeti.Vau Dejes.: 16/07/2019 16:26

    Jep doreheqje more mut se na more ne qafe.Per kater vitet e ardhshme ti dhe Sali Shkerdhata bate kurban demokratet e nji dhurate te madhe Rames.

    Përgjigju
  • sifi: 16/07/2019 13:53

    Ke marr fund Lul dhe jep doreheqe.Nuk vihet ne pushtet me mashtrime tip babale dhe Salianji dhe Balliu dhe me dhunen 3 m9lotoveve. E vetmja opozitare qe po ben opozite te forte te bazuar me argumenta dhe prova eshte vetem Tabaku.Ka ardhur koha, qe PD tia besoj lidershipin te rinjve dhe mundesisht nje gruaje si Tabaku, qe nuk eshte perlyer ne korrupsionin shteteror ne vite.Luli ik se erdhi dita

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?