Basha me delegacionin e Kosovës në KiE

Basha me delegacionin e Kosovës në KiE: Hetimi i plotë i Banjskës, i domosdoshëm! Moska po përdor Beogradin

11 Tetor 2023, 14:09| Përditesimi: 11 Tetor 2023, 14:14

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë qëndrimit të tij në Këshillin e Europës, ka zhvilluar një takim me delegacionin e Kosovës në këtë organizëm me të cilët ka ndarë vizionin e PD për mënyrën se si Shqipëria duhet të bashkëveprojë në aksionin për mbështetjen e Kosovës dhe anëtarësimit sa më parë të saj në Këshillin e Europës.

Përmes një postimi në “Facebook”, Basha shkruan se sulmi terrorist i 24 shtatorit është një këmbanë alarmi, pasi fsheh pas tij përpjekje për ndarjen e Kosovës. Basha theksoi nevojën e një hetimi të plotë për të gjetur urdhëruesit shtetëror të kësaj ngjarjeje.

"Me ministren e jashtme të Kosovës, Donika Gervalla dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, duke diskutuar për një bashkëveprim të aksionit tonë në mbështetje të Kosovës dhe anëtarësimit sa më parë të saj në Këshillin e Europës.

Detyra e Shqipërisë është të jetë në dispozicion dhe mbështetje të Kosovës me çfarë të ketë nevojë. Asnjë vendim apo veprim pa koordinim me Kosovën.

Sulmi terrorist i 24 shtatorit është një këmbanë alarmi për faktorin ndërkombëtarë pasi pas tij fshihet skenari i ndarjes "de fakto" i Kosovës.

Duke përdorur Beogradin, Moska po vë në jetë strategjinë e saj të destabilizimit dhe futjes në kaos të Ballkanit Perëndimor, duke minuar krahun Juglindor të NATO-s.

Një organizim i tillë dhe një armatim aq i sofistikuar do të ishtë i pamundur pa përfshirjen e aktorëve shtetërorë. Prandaj është i domosdoshëm një hetim i plotë i kesaj ngjarje, planifikuesve dhe urdhëruesve të saj", shkruan Basha.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fatosi-kosove: 12/10/2023 12:32

    Ky eshte poshtrimi me i madh qe mund ti behet kosoves dhe kombit,si ka mundesi qe basha pas gjithe ketyre mbi 20 vite ne politike njihet per skandalin e videokasetes se masakres ne Krushe te madhe apo si bashkepunetor i fazlliq shkaut dhe nuk e thot asnje fjale, une e fatkeqesisht edhe shumica e shqiptareve dyshojme se ky takim beshte ber me iniciative te serbise sepse askush pas serbise nuk e ka shkaterruar kosoven sa basha dhe partia e tij, andaj a mendon ky se gjithe jeten kriminel mund ti falen duke shkruar ne haxh!! JO jo Krusha nuk ja fal as Dukagjini e kosova, ky eshte poshtrimi meni pash qe i behet kosoves dhe kombit ne pergjithesi dhe veqams herojve e viktimave ne kosove, kosova ska nevoje per pispolitikan me mir vet sesa me te ndyre, para disa vitesh kjo nuk ka guxuar te ndodhe por sot me mjerisht edhe kosoven e "perfaqsojne" pjella serbosllave per te cilen serbia ka investuar shum prandaj tash ska nevoje te ulurit daqiqi as vulin magjupi sepse kete detyre e kryejne ortaket e tyre disa ngavte cilet duken ne kete foto.

    Përgjigju
  • naku: 12/10/2023 10:00

    kjo eshte pozitive, qe mban lidhje me Europen ky, se opozita po shkon per lesh

    Përgjigju
  • Ta rras lala: 11/10/2023 15:09

    Moska nuk po perdor vetwm Beogradin por edhe me gjere.

    Përgjigju
  • epo kjo pune: 11/10/2023 14:33

    more more dakort shume dakort po ti po mere flamurin... cfare me bere ti ne Kosove dikur, cfare eshte ai muhabeti shtepise se verdhe, perkthyes, apo dokrra dhe hajde merre vesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?