Politikë

Basha me demokratët në Lezhë: Lufta s'ka mbaruar, Rama po përdor çdo mënyrë për të na përçarë (VIDEO)

12 Maj 2021, 12:19| Përditesimi: 12 Maj 2021, 17:30

  • Share

Kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë takimit që zhvilloi me demokratët e Lezhës nuk ndali akuzat se zgjedhjet e 25 prillit janë një krim elektoral dhe vjedhja më e madhe në histori që bëra nga regjimi Rama-Doshi. Edhe pse sigurohet të mos e cilësojë humbje rezultatin e 25 prillit dhe as njohje të zgjedhjeve, Basha shprehet se lufta nuk ka mbaruar pasi demokratët dhe shqiptarët e ndershëm do të luftojnë që të sjellin shpresën dhe demokracinë në vend.

Ndërsa tha se asnjë bandë nuk do të mund të marr dot peng vendin, Basha tha se qeveria po tenton të përdorë çdo mënyrë që të përçajë opozitën për të hequr vëmendje nga manipulimi i votave.

"Nga blerja masive e votave me bandat kriminale, tek shkelja e ditë përditshme e kodit zgjedhor me punësimet e paligjshme, tek shkëmbimi i votës për legalizime, tek vjedhja dhe përdorimi i të dhënave personale, tek shantazhet e drejtpërdrejta për largimin nga puna dhe natyrisht tek përdorimi i kontingjentit kriminal. Por ju e vazhduat këtë betejë çdo ditë e më të fuqishëm, çdo ditë e më të vendosur dhe kjo është arsyeja pse njerëzit na ndoqën. Sepse ata e kuptuan se kjo betejë nuk bëhej për karriget tona. Regjimi Rama-Doshi nuk do të ketë paqe asnjë çast derisa vala e ndryshimit që kemi ngritur së bashku ta përmbysë. Me të vërtetë ndeshja ndalon kur bëhet një faull, meqë i pëlqen shumë futbolli hajdutit të zgjedhjeve të 25 prillit, siç e dinë të gjithë tifozët e sportit këtu ndonëse unë nuk shquhem, ka kohë që nuk e ndjek dot aq sa dua, por e dimë që kur bëhet një faull nuk mbaron ndeshja. Jepet karton i kuq dhe gjuhet faulli apo penalltia. Me 25 prill nuk ka mbaruar ndeshja. Shqiptarët po e ngrenë dhe do i ngrenë kartonët e kuq. Detyra jonë nuk ka mbaruar. Vala e shpresës për ndryshim nuk mund dhe nuk do të bjerë. As Edi Rama, as Tom Doshi, as Aqif Rakipi dhe as bandat e Durrësit, të Shijakut e të Krujës, të Fushë-Krujës, të Kurbinit e të Lezhës, të Shkodrës, askush tjetër nuk mund ta marrë peng këtë vend. Ne treguam se pa asnjë pushtet, të bërë njësh me qytetarët mund ta ngrinim valën e ndryshimit. Ata po bëjnë çdo përpjekje të na ulin kokën, të na dëshpërojnë, të na përçajnë. Po bëjnë gjithçka të çoroditin opinion publik për ta shitur vjedhjen më të madhe të zgjedhjeve në histori, si një fitore të tyre dhe si një humbje të Partisë Demokratike dhe të opozitës. Jo, 25 prilli është një humbje për Shqipërinë dhe shqiptarët, një humbje e përkohshme e shansit për ndryshim por çdo ditë, çdo javë e çdo muaj deri në rrëzimin e këtij regjimi beteja do të vazhdojë. Sepse, në qoftë se ka diçka tjetër që historia na tregon përveç paraleleve të 91-shit apo 2001-shit është: një që demokratët nuk dorëzohen kurrë siç e treguat edhe ju, demokratët e qarkut të Lezhës dhe e dyta se në orët më të vështira të vendit, shqiptarët nuk kanë asnjë vend tjetër ku të vendosin kokën e tyre përveç se në supin e demokratëve. Nuk kanë asnjë forcë tjetër ku të mbështeten përveçse tek Partia Demokratike. Ndaj, sot është dyfish detyrimi ynë që valën e shpresës dhe të besimit për ndryshim që bashkë e ngritëm ta vazhdojmë, ta bëjmë më të fortë, më të vendosur. Shtëpi më shtëpi, fshat më fshat, lagje më lagje, qytet më qytet, nga jugu në veri asnjë minutë paqe për regjimin Rama-Doshi dhe racën e tyre bastarde të kriminelëve. Është fare e thjeshtë zgjidhja: ose shqiptarët do të ulin kokën para këtij grushti bastardësh, ose të gjithë bashkë do t’i tregojmë vendin dhe do t’ia kthejmë Shqipërinë shqiptarëve", tha Basha.

 

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cubi: 12/05/2021 19:10

    Mir e ka se rezultati I luftes se lulit shpallet ne qershor 2025. I uroj suksese.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?