Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, së bashku me kandidatin për deputet Egert Haxhiu, vizitoi fermën e Azem Kodrës në Baldushk. Basha theksoi se bujqësia është lënë pas dore nga shteti dhe e goditur nga korrupsioni, por shprehu besimin se me një qeveri të re, do të vijë ndryshimi.
Ai prezantoi planin e Koalicionit Euroatlantik për mbështetjen e fermerëve, që përfshin 100 milionë euro subvencione në vitin e parë, ndihmë direkte pa ndërmjetës, dhe ulje të ndjeshme të kostove të prodhimit për mbi 150 mijë familje fermerësh.
“Kur rritet bujqësia, rritet ekonomia,” deklaroi Basha, duke u bërë thirrje qytetarëve të votojnë Nr. 4 në zgjedhje.
Postimi i plotë i Bashës:
Bashkë me kandidatin tonë për deputet, Egert Haxhiu, vizituam fermën e Azem Kodrës në Baldushk, një shembull i gjallë i forcës, durimit dhe dashurisë për tokën që tregojnë fermerët shqiptarë çdo ditë.
Edhe pse të braktisur nga shteti dhe të goditur nga korrupsioni që ka prekur deri edhe fondet e BE-së për bujqësinë, ata nuk janë dorëzuar. Me punë vetmohuese, kanë mbajtur gjallë prodhimin dhe besimin se kjo tokë mund të japë më shumë.
Koalicioni Euroatlantik ka një plan konkret për ta kthyer këtë sakrificë në sukses:
? 100 milionë euro subvencione për bujqësinë që në vitin e parë të qeverisjes;
? Mbështetje direkte, pa ndërmjetës, për ata që punojnë dhe prodhojnë;
? Ulje me 30–40% e kostove të prodhimit për mbi 150 mijë familje fermerësh, përmes financimit të farërave, fidanëve, plehrave, pesticideve dhe kafshëve të racës.Fermerët shqiptarë meritojnë më shumë. Ne do t’u japim dorën që u është mohuar prej vitesh.
Sepse kur rritet bujqësia, rritet ekonomia.
Dhe kur rritet ekonomia, përfiton çdo familje shqiptare.Beso te Shqipëria!
Voto Nr. 4 – Koalicioni Euroatlanti
Komente
