Lulzim Basha

Politikë

Basha me kampionin e boksit Mario Cani: Shqiptarët kërkojnë vetëm mundësinë, shkëlqimin dhe suksesin e arrijnë vetë

26 Dhjetor 2024, 13:22| Përditesimi: 26 Dhjetor 2024, 13:25

  • Share

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, shkruan se shpirti i pathyeshëm dhe vendosmëria e shqiptarëve përballë sfidave. Në një postim në rrjetet sociale, ai ka sjellë shembullin e Mauro Canit, kampionit shqiptar të boksit, duke theksuar se suksesi i tij është dëshmi e qartë e potencialit të jashtëzakonshëm të shqiptarëve.

“Shqiptarët kërkojnë vetëm mundësinë, sepse shkëlqimin dhe suksesin e arrijnë vetë,” shkruan Basha, duke nënvizuar se asnjë sfidë nuk mund t’i ndalojë ata në rrugën drejt suksesit.

Postimi i plotë i Bashës:
Asnjë vështirësi nuk mund t’i ndalojë shqiptarët, dhe asnjë sfidë nuk mund t’i pengojë në arritjen e suksesit.
Rasti i Mauro Canit, kampionit në boks, është dëshmi e qartë e kësaj force dhe vendosmërie. Shqiptarët kërkojnë vetëm mundësinë, sepse shkëlqimin dhe suksesin e arrijnë vetë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Askushi: 26/12/2024 16:33

    Kot lodhesh ti miko te ka ik treni me vakt.i kishe ne dore guret po nuk dije te luaje.tani shig te tjeret.naten e mire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?