Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në mbledhjen me krerët e degëve të PD, tha se është në dispozicion të një zgjidhjeje për të dalë nga kriza.
Ai akuzoi se arsyeja e gjendjes brenda Partisë Dmeokratike është Sali Berisha dhe se partia nuk ka asnjë shans me një non grata.
"Kam përsëritur para deputetëve atë që u kam thënë ju kë takimin e fundit: Jam në dispozicion të zgjidhjes. Zgjidhja është një proces.
Këtu nuk ndodhemi prej gabimeve por për shkak të vendimit të 9 shtatorit. Grupi i qëndroi vendimit të 9 shtatorit. E kuptojmë se nuk kemi shans me një non grata. Ajo që na vlen sot është një diskutim me përgjegjësi I kolegjit të kryetarëve pasi ky kolegj mban peshën më të madhe. Sfida është si ti bëjmë bashkë këto 3 pjesë. 9 shtatorin nuk e zhbëjnë dot nëse nuk duam të zhbëjnë PD. Duhet të tregojmë mençuri të bashkojmë PD, që të arrijmë sukses elektoral. Situata është eksplozive dhe detyra jonë është të jemi 1 orë e më parë në shërbim të njerëzve. Unë në shërbim të zgjedhjes kam vënë në dispozicion gjithçka.", u shpreh ai gjatë mbledhjes.
Lajmi kryesor:
Debatet/Basha: S’kemi shans me një 'Non grata', situata eksplozive! Krerët e degëve e mbështesin: Dorëheqja juaj nuk është zgjidhja! Kapllanaj: Komision PD-Foltorja pa Bashën dhe Berishën
J.GJ./ReportTv.al