Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ndodhet në Washington për të marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të Donald Trump. Basha gjithashtu ka zhvilluar një takim me Scott Bessent, i përzgjedhuri i Trump për postin e Sekretarit të Thesarit.
Në postimin e tij në facebook, Basha shkruan se gjatë takimit foli për vizionin e Demokratëve Euroatlantikë për taksa të ulëta dhe nxitjen e investimeve në sektorin e teknologjisë, duke vënë theksin te një qasje që do të çlirojë potencialin ekonomik të Shqipërisë.
‘Pata kënaqësinë të takohesha me Scott Bessent, i përzgjedhuri i Presidentit Trump për postin e Sekretarit të Thesarit, për të diskutuar mbi potencialin ekonomik që mund të realizohet jo vetëm në Amerikë, por edhe në vende më të vogla si Shqipëria, në kuadër të “një epoke të re të artë ekonomike.
E informova mbi vizionin tonë, të pasqyruar në programin qeverisës, për taksa të ulëta dhe për nxitjen e investimeve në sektorin e teknologjisë një qasje që do të çlirojë potencialin ekonomik të vendit tonë. Gjithashtu, shkëmbyem mendime mbi planet e administratës së re amerikane në fushën ekonomike, të cilat pritet të kenë një ndikim jo vetëm në SHBA, por edhe në ekonominë globale’, shkruan ai.
takim apo shtrengim duarsh ne nje aktivitet ku marrin pjese mbi 20 mije persona
Përgjigju