Pasi SPAK sekuestroi 26 pasuritë e Ylli Ndroqit, Partia Demokratike e ka lënë në hije pronarin e "Ora News", ndërsa ka marrë në mbrojtje gazetarët dhe gjithë stafin që punon aty.
Partia Demokratike ka shprehur qëndrimin përmes postimit të ish-kryetares së Komisionit të Medias, Albana Vokshi mbi urdhrin e SPAK për të sekuestruar pasuritë marramendëse të Ylli Ndroqit. Për pronarin e "Ora News" dhe "Rtv Ora", PD kërkon hetim dhe transparencë me hetimin, pa asnjë dallim dhe duke nxitur barazinë e plotë përpara ligjit.
"PD në mbështetje të stafit dhe gazetarëve të ORA NEWS, Vokshi: Transparencë për hetimin e pronarit të tv, Ylli Ndroqi. Partia Demokratike ka ndjekur me vëmendje njoftimin e Prokurorisë së Posaçme për hetimin pasuror ndaj pronarit të grupit mediatik ORA z. Ylli Ndroqi. Duke mbështetur çdo hetim, ndaj cilido, pa asnjë dallim dhe duke nxitur barazinë e plotë përpara ligjit, Partia Demokratike apelon për transparencë të plotë mbi këtë hetim, duke qenë se mund të vihet në rrezik serioz liria e medias. Pretendimet e avokatëve mbrojtës për një sulm politik ndaj klientit të tyre janë shqetësuese dhe kërkojnë shqyrtim serioz. Shpejtësia e hetimit prej vetëm prej 7 ditësh, nga nisja e hetimit deri në paraqitjen e kërkesës në gjykatë për sekuestrimin e disa mediave, vlen gjithashtu të sqarohet. Dërgimi i forcave policore për të rrethuar RTV Ora dhe Ora News, duke ushtruar presion psikologjik mbi gazetarët dhe stafin hedh hije të forta dyshimi për mënyrën sesi u veprua, kohën kur u veprua dhe arsyet pse u veprua tani. Partia Demokratike është në mbështetje të plotë të gazetarëve dhe stafit të RTV ORA dhe Ora News, duke i inkurajuar të vijojnë të palëkundur misionin e tyre në shërbim të publikut dhe interesit të qytetarëve", shkruan Vokshi.
Ndërkohë që vetëm disa minuta më parë ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë në mbrojtje Ylli Ndroqin, duke akuzuar drejtësinë e re se po përdoret nga Edi Rama.
Shyqyr qe thate nje fjale me vend.Jo si ai "Keneta e thare Maliqi"qe ka ngateruar adresen . O toc!O Maliq! nuk eshte Rama por eshte SPAKU qe po vepron , nje ndihme i ka thene dhe ai Sateliti Amerikan qe rrotullohet rreth Tokes, O Maliq! mos ve ne dyshim satelitin, e pe dje se sa afe e filmoi nga hapsira capsulen qe u ul, ashtu te ka filmuar edhe Ty nese ke bo ndonje prapsire, o Maliq.
PërgjigjuOPS po ti ku e more vest ce paskin vetem 7 dite hetim kto te spakut
Ca spaku thua o idjot, si arriti spak per 7 dit te bej analizen financiare te ndrroqit e vetem veprime bankare e fatura ka mbi 1 m