Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka shpërndarë një postim drejtuar demokratëve të zhgënjyer, ku shprehet se idealet e Partisë Demokratike po përdoren për interesa personale dhe për të shpëtuar nga drejtësia figura të inkriminuara si Ilir Meta.
“Partia Demokratike ishte shpresë për të gjithë ne. Por sot, ajo shpresë është zbehur. Me votën tuaj duan të nxjerrin Ilir Metën nga burgu. Kjo nuk është ajo për të cilën luftuam. Dhe nuk është ajo në të cilën beson shumica dërrmuese e demokratëve”, shprehet Basha.
Ai thekson sezgjedhja në 11 maj është e qartë, ose me Shqipërinë pa korrupsion ose me ata që përdorin votën tuaj për të shpëtuar Ilir Metën nga drejtësia. Basha u bën thirje të bashkohen me Koalicionin Euroatlantik, pasi këtu ndodhen demokratët e vërtetë që kanë qëndruar gjithmonë në krah të qytetarëve.
“Më 11 maj, zgjedhja është e qartë: ose me Shqipërinë pa korrupsion, ose me ata që përdorin votën tuaj për të shpëtuar Ilir Metën nga drejtësia,” thotë Basha.
Komente
