Basha mesazh shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, edhe atyre në emigrim: Regjistrohuni për censusin! Grubi: Qytetarët shqiptarë meritojnë zgjedhje shembullore

22 Mars 2021, 19:42| Përditesimi: 22 Mars 2021, 23:03

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti sot në një takim zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi. Pas përfundimit të takimit kreu i PD-së tha se me Grubin folën për shumë çështje, ku më kryesorja ishte regjistrimi i popullatës në Maqedoninë e Veriut.

“Mbajtja e pozicioni të zv/kryeministrit të parë nga një përfaqësues i shqiptarëve tanë, i bashkëngjitët risive dhe përparimit të bashkëkombësve tanë në Maqedoninë e Veriut. Pata kënaqësi që të dëgjoja në vetë të parë, disa avancime kuptimplota në rrafshin e zhvillimit për shqiptarët, për projekte të përbashkëta, që do të shkojnë nga forcimi i ekonomisë mes dy vendeve. Këtu përfshihen projekte që kam pasur për zemër, siç është Korridori Blu, që ka ngelur në Elbasan, por i premtova se do të shkojë deri në Maqedoninë e Veriut. Po merren hapa për të plotësuar segmentet në korridorin Shkup-Qafë-Thanë. Folëm për bashkëpunim mes dy vendeve tona, për njësimin e diplomave, apo të tjera lehtësira për dy vendet tona. Këto janë sfida, dhe oportunitete të jashtëzakonshme. Tema që e konsideroj kryesore, qendrore e këtij takimi është procesi i regjistrimit në Maqedoninë e Veriut, censusi. Censusi lidhet drejtpërdrejtë me të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Që do të thotë se një regjistrim i saktë në veçanti i qytetarëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të mërgatës, është me rëndësi, për të drejtat kushtetuese. Për të reflektuar ato që ndikojnë jetën e bashkëkombëseve tanë. Për të reflektuar të gjitha detyrimet që do të burojnë nga kushtetuta, nga marrëveshja e Ohrit, investimet kapitale që bëhen në zonat e banuara, subvencionet për fermerët, kuotat në administratën publike, gjithçka që ka të bëjë me vëllezërit e motrat tona ka të bëjë drejtpërdrejt me censusin. Jemi në kohë për t’i drejtuar një thirrje, në emrin e PD, në emër të çdo shqiptari, këtë thirrje ia drejtoj emigrantëve, diasporës, të mërguarve nga Maqedonia e Veriut, ndani 10-15 minuta nga koha juaj dhe kryeni regjistrimin online sepse kështu do të ndihmoni drejtpërdrejt familjet tuaja në Maqedoninë e Veriut, do ndihmoni garantimin dhe fuzimimin e të drejtave të tyre.”, tha Basha.

Teksa dha detaje për takimin Grubi theksoi se e uroi kryedemokratin për librin e tij, ndërsa i uroi suksese në fushatë, duke shtuar se qytetarët shqiptarë meritojnë zgjedhje shembullore.

Ora 19:47
Grubi: Qytetarët shqiptarë meritojnë zgjedhje shembullore! Urova Bashën për librin

Zv.kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi pas takimit me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se çështje kryesore e diskutimit të tyre ishte apeli për diasporën shqiptare të Maqedonisë për t’u regjistruar.

Gjithashtu, Grubi theksoi se e uroi kryedemokratin për librin e tij, ndërsa i uroi suksese në fushatë, duke shtuar se qytetarët shqiptarë meritojnë zgjedhje shembullore.

"Jemi shumë mirënjohës për këto fjalë të thëna, duke apeluar deri te mërgata jonë që të regjistrohet. Ndryshe nga regjistrimet në vend e të tjera që mund të jetë thjeshtë element statistikor, në Maqedoninë e Veriut, është edhe politik. Është i një rëndësie të jashtëzakonshme, prandaj vizitova Kosovën, sot këtu në  Shqipëri. Zotin Basha e urova edhe për librin e tij, duke i uruar suksese dhe një fushatë të mbarë. Qytetarët shqiptarë të kenë mundësi ta shprehin vullnetin e  tyre në zgjedhje shembullore”, tha Grubi.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fillimi: 22/03/2021 22:41

    Shqipëtarët duhet të regjistrohen patjetër në Census,por si?Turq muhamedane,apo si Arbëreshë Shqipfolës!

    Përgjigju
  • Thana: 22/03/2021 22:07

    Me demek,votoni Bashën?!..si Kim i Sulltan Mehmetit,ma shumë Turq e Agjentë të Udb-së

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?