Kryedemokrati Basha ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të aktorit Valter Gjoni.
Përmes një postimi në Twitter, Basha shkruan se artisti i mirënjohur është një prej qytetarëve model të Tiranës që i shërbeu me përkushtim.
"Me hidhërim mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Valter Gjonit, artistit, diplomatit dhe qytetarit model të Tiranës së cilës i shërbeu me përkushtimin dhe mirësinë që shoqëroi çdo ditë të jetës së tij. Dhimbjes së familjes dhe miqve të tij i bashkohem me ngushëllimet dhe lutjet e mija që shpirti i tij të prehet në paqe. Nderim dhe mirënjohje të thellë për kontributin dhe trashëgiminë e pashlyeshme që Valter Gjoni i la bujarisht kryeqytetit dhe kulturës sonë" - shkruan Basha në Twitter.