Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të aktorit dhe regjisorit Piro Mani.
Basha shkruan se kjo është një ditë e trishtë për artin shqiptarë, ndërkohë që i shpreh ngushëllimet bashkëshortes së tij dhe fëmijëve.
‘Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta e ikonës së teatrit Pirro Mani. E sotmja është një ditë e trishtë për teatrin, një ditë e trishtë për artin shqiptar, një ditë e trishtë për artdashësit. Në këto orë të vështirë për familjen Mani i shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta bashkëshortes znj. Pavlina Mani dhe fëmijëve, si dhe kolegëve e miqve të tij në botën e artit. U prehtë në paqe!’- shkruan Basha.
Lajmi kryesor:
Shuhet në SHBA në moshën 89-vjeçare Pirro Mani! Kryeministri Rama: Usta i madh i skenës kombëtare teatrore! Meta-Ruçi-Basha: Humbje e madhe
M.Q./ReportTv.al