Kur Lulzim Basha bëri listat për deputetë, dy ditë para se t'i dorëzonte në KQZ kishte çuar në Upstate New York tre persona për t'i kërkuar Rudina Hajdarit që të pranonte për të qenë në listën e tij. Këtë gjë Lulzim Basha nuk e bënte se donte të promovonte të rinjtë (ashtu si trumbeton në çdo studio televizive). Por kishte hall tjetër. Me emrin e Rudina Hajdarit donte të mbulonte emrin e Klevis Balliut, Valentina Dukes, Ervin Salijanit, Kujtim Gjuzit, Myslim Murrizit, etj etj.
Rudina është një vajzë e arsimuar mirë, por nuk është për politikën në Shqipëri. Atje të ha “idiotlliku intelektual” i Tom Doshit, të ha “maskarallëku intelektual” i Ervin Salijanit, të ha “budallallëku intelektual” i Klevis Balliut. Mbi Rudinën rëndonte mbiemri dhe babai i saj. Me këto dy gjëra, Lulzim Basha përdori Rudinën për të mbuluar maskarallëkun e listave të tij.
Vendimi për djegien e mandateve parlamentare ishte vija ndarëse mes Rudina Hajdari dhe Lulzim Bashës. Menjëherë Lulzim Basha vendosi ta përjashtojë nga PD. Më pas Lulzim Basha urdhëroj mediat pranë tij, që të linçohej në maksimum Rudina. Filluan teoritë konspirative ku sipas tyre Rudina, kishte dakordësuar një marrëveshje me Edi Ramën për të shpëtuar të ëmën nga procesi i vettingut.
Sot Fatmira Hajdari, nuk është më në sistemin e drejtësisë. Nuk e “shpëtoj dot marrëveshja” e Rudinës me Ramën. I gjithë linçimi që i është bërë Rudina Hajdarit këto kohë ka qenë vetëm e vetëm se Rudina nuk pranoj t'i nënshtrohet Lulzim Bashës.
Tani shpurra e Lulzim Bashës me në krye, Çimin e Syrit duhet t'i kërkojë falje publike Rudinës, e cila guxoi të shprehë qëndrimin e saj, duke harruar se sa shumë kushton “mendimi ndryshe” në këtë seli politike.
Qim Peka intelektual i rralle specie ne zhdukje
PërgjigjuBasha beri gabim qe nuk mori kete temin te kishte shpetu nga shalet e ngjiture dhe te mbulonte deshtimin.
Përgjigju