Politikë

Basha mund të mbledhë Kuvendin Kombëtar? Bardhi: Kush të tha që nuk do të thirret? Në foltoren e Berishës ishte mbështetësi i djalit të Aqif Rakipit

10 Nëntor 2021, 23:00| Përditesimi: 10 Nëntor 2021, 23:02

  • Share

1636581717_WhatsAppImage20211110at21.22.19.jpeg

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se krah ish-kryeministrit Sali Berisha sot ka qenë një person që ka bërë fushatë për djalin e Aqif Rakipit, Orlandon. Ai zgjodhi që të mos ia thoshte përmendte emrin, duke thënë se kjo tregon se është një tallje që po bën Sali Berisha me demokratët.

“Unë sot në foltoren e Berishës kam parë një person që për zgjedhjet e 25 prillit ka bërë fushatë për djalin e Aqif Rakipit në Vorë. Pra votuesi i kryeministrit Edi Rama dhe mbështetësi i Orlando Rakipit ishte sot me Berishën dhe bënte thirrje për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së. Ishte në rreshtin e pare,”- tha Bardhi.

Numri 2 i Partisë, nuk përjashtoi edhe mundësinë që Kuvendin Kombëtar ta thërrasë vetë Lulzim Basha, mirëpo e bëri të qartë se Sali Berisha nuk i ka mbledhur firmat e duhura.

I ftuari: Pse nuk e thërrisni ju Kuvendit Kombëtar?
Bardhi: Kush të tha që nuk do të thirret? Kuvendi mblidhet me vendim të partisë dhe vendim të kryesisë, nëse nuk e bën këtë e bën ¼ e Kuvendit dhe ¼ sjell kërkesën dhe unë jam i detyruar që të thërrasë mbledhjen e Kryesisë së Partisë që vendos rendin e ditës, orën, datën dhe vendin e mbajtjes. Nëse kërkesa është e bazuar në statut, nuk e shkel dot, nëse sillen ndryshime statusore, mblidhet këshilli për këto statute


Lajmi kryesor:

Përplasja/ Berisha: Dorëzova 4200 firma për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD, do rikthehem si kryeministër! Bardhi: Po luan blofin, s'ke mbledhur 1/4 e firmave


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?