CËRRIK- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur në një takim me fermerët në Cërrik. Ai premtoi se qeveria e tij e dalë nga 25 prillit do t'i gjendjet pranë bujqve, të cilëve do u jap vendin e duhur.
" Unazën e Tiranës se mbaruan dot, ne bëmë 2 tunele! Bujku shqiptar do të futet në treg, se sot jeni jashtë tregut, fëmijët po shkojnë në emigracion, ku angazhim do të marrë fund menjëherë nuk do të ketë kërkesë për certifikatën e tokës, në programin tonë për pronarët prioritet është që të jepet fund mungesës së tapive. më këto zgjidhje e financime, jo vetëm do të ngrini kokën, por ktheheni në një fuqi ekonomike më vete", tha Basha.
Ai ka pasur edhe akuza për kryeministrin Edi Rama, duke e quajtur si "frikacak".
"Detyra e tij është të thotë ca ka bërë me premtimet e tij në këto 8 vite, nuk vjen as në debat se sado që fryhet dhe trash zërin, është frikacak se ka dështuar. Unë kam një program konkret, ai bredh në Shqipëri dhe merret vetëm me opozitën. Ku i ke premtimet që ke dhënë, edhe 4 vite të tjera kështu, apo ndryshim?
Nga Divjaka, Kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se sapo të vijë në pushtet do të anulojë moratoriumin e gjuetisë. Basha tha se qeveria e tij do të ruaj mjedisin dhe se çdo moratorium i vendosur do të bëhet në përputhje me metodat dhe parimet europiane dhe jo krijimin e monopoleve korruptive që ka krijuar Rama.
"Fund monopoleve, fund monopoleve dhe bandave që e kanë marrë peng. Ky është një nga vendet jo i vetmi por një nga vendet më të përshtatshme për ta thënë hapur dhe publikisht dhe një tjetër pjesë të programit tonë dhe të zotim timin. Si shumë gjëra të tjera në Shqipëri Edi Rama dhe banda e tij monopolizuan gjuetinë së pari e bënë që ti japin rrugë kanalizimit të vendit së dyti e bënë që njësoj siç kanë grabitur dhe grabisin naftën, bregdetin, toka, mineralet, njësoj sikur kanë monopolizuar gjithçka në këtë vend, të monopolizon edhe gjuetinë, dua ti them sot të gjithë anëtarëve të shoqatës kombëtare të gjuetisë se moratoriumi korruptive i Edi Ramës për gjuetinë do të anulohet. Ju jeni një parti, një forcë politike, një familje njerëzish të lirë që besojmë tek ruajtja e faunës dhe e florës, tek ruajtja e mjedisit tek ruajtja e specieve të veçanta, disa prej tyre unike dhe do ta bëjmë këtë në përputhje me standarde, me parimet në përputhje me metodat dhe parimet europiane. Europian dhe jo monopole, me monopole despotike të Edi Ramës, moratoriumi i sotme është monopol, ne do ta heqim. Duke harmonizuar interesat për mbrojtjen e mjedisit të faunës dhe të florës, duke harmonizuar këto interesa për të cilët të parët janë të interesuar vetë gjahtarët shqiptar, duke bërë të mundur që turizmi jo vetëm të mos dëmtohet por të mos vuaj nga gjuetia e pa ligjshme, nga miqtë e pushtetarëve dhe kështu në çdo fushë ne do të kthejmë lirinë, mundësin do të kthejmë Shqipërinë tek zotërit e vërtet që jeni ju dhe qytetarë e këtij vendi. Mezi po duroni e di. Mezi po presoni datën 25 e dëgjoj kudo. Ora po vjen, dita po vjen. shumica prej jush, shumica dërrmuese e shqiptarëve, nga votuesit për herë të parë tek votuesit më të moshuar, e kanë ndarë mendjen, duan ndryshim dhe ndryshimi vjen duke larguar të keqen e duke votuar për ne, duke votuar për Partinë Demokratike, duke votuar për programin tonë, duke votuar për ekipin tonë, duke votuar numrin 9", tha Basha.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte në qytetin e Lushnjës ku takoi qytetarë dhe u ndal në biznese për t’ju kërkuar votën për zgjedhjet e 25-prillit. Kryedemokrati u shpreh se ndryshimi është në dorën e qytetarëve dhe padurimi për ta bërë realitet shihet në Lushnje dhe në çdo qytet të Shqipërisë.
Po ashtu nga Lushnja Basha komentoi shkurtimisht edhe situatën e krijuar në aeroportin e Rinasit, ku nënvizoi se ky është një dështim i radhës i Ramës që ka vënë interesat e tij mbi interesat e çdo shqiptari.
‘Edhe kjo që po ndodh me aeroportin nuk është gjë tjetër veçse dështimi i radhës së një njeriu që ka vënë interesat e tij mbi interesat e çdo shqiptari. Ndaj, di që padurimi për ta larguar është i madh, por prapë se prapë dua t’i referohem atyre nënave që takova, atyre zonjave që takova në bulevard, që ma thanë thjesht dhe qartë se ora po vjen, dita po vjen. Lushnjarët do të jenë bashkë dhe do të votojnë bashkë për ndryshimin. Mos harroni se ndryshimi është në dorën tuaj, është në votat e bashkimit tuaj që me 25 prill duhet të jetë shembullor dhe europian.
Në dorën time dhe në dorën tonë është t’ju përfaqësojmë denjësisht. Në dorën tonë është të rihapim rrugën e Shqipërisë anëtare e Bashkimit Europian, e Shqipërisë me ekonomi që rritet, që prodhon vende pune, që siguron paga, që e mban rininë këtu afër familjeve tyre duke ju dhënë mundësinë të arsimohen, të punësohen duke risjellë gëzimin në vatrat tona, duke ,larguar stresin, varfërinë dhe papunësinë e këtyre 8 viteve. Ndaj e ndiej dhe e kuptoj se ndryshimi për të gjithë ju këtu dhe shumë e shumë të tjerë për shumicën dërrmuese të shqiptarëve, tashmë ka ardhur në zemrat tuaj. Le ta bëjmë realitet me 25 prill votoni Partinë Demokratike për ndryshim.’- tha Basha.
Në një takim me fermerë e përpunues të ullirit në Belsh, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u premtoi se gjatë qeverisjes së tij, do u jepet vlerë produkteve shqiptare, dhe jo atyre të eksportit.
"Ngelëm duke importuar, vetëm ajrin ngelëm pa importuar, ne duhet që të eksportojmë vajin e ullirit. Rama 8-vjecarin e ka kaluar vetëm në TV, duke sharë e fyer, e duke vjedh, nëse do keni që qeveri që do punojë shqiptarë, ose do punojë për ju ose shkarkojeni, duke filluar nga unë i pari. Vaji juaji nuk do mbetet në shtëpi, por do dalë në treg dhe do të eksportohet, shënojini këto që ju them dhe do ballafaqohem", tha Basha.
Po me kafshet cpate.
PërgjigjuDo lejojme gjuetine,do mbysim lumenjte me Hec-e,do betonizojme sheshe,do ngreme pallate ne det;<<si lum ti popull qe do na kesh!!>>
PërgjigjuBasha per te ardhur ne pushtet eshte gati te vrase dhe njerezit e leri mo kafshet e egra te pyllit.
Përgjigju