Lulzim Basha dhe kongresmeni Brian Babin

Basha në Kongresin Amerikan: Lufta kundër korrupsionit, pastrimi i politikës dhe zgjedhje të lira, prioritare për zhvillimin e Shqipërisë

6 Dhjetor 2023, 11:31| Përditesimi: 6 Dhjetor 2023, 21:55

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua me Kongresmenin Brian Babin, përfaqësues i Teksasit. Në këtë takim, Basha ka vlerësuar ndihmën e vazhdueshme që SHBA-ja ka dhënë dhe po jep, për luftën kundër korrupsionit, forcimin e sistemit të drejtësisë dhe shtetit të së drejtës.

Basha, e njohu kongresmenin me prioritet e PD-së, që nga lufta kundër korrupsionit, pastrimi i politikës nga politikanët e korruptuar dhe të inkriminuar, zgjedhjet e lira e të ndershme, zhvillimi ekonomik dhe krijimi i mundësive për shqiptarët  që të mos largohen nga vendi.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, theksoi se korrupsioni është pengesa më e madhe, për zhvillimin e vendit dhe krijimin e mundësive për të rinjtë, që ata të ndërtojnë jetën e tyre në Shqipëri.

Duke u ndalur në situatën delikate të sigurisë, Basha shprehu shqetësimin për përpjekjet e Rusisë për të krijuar një vatër të re tensioni në Ballkan, dhe se ajo çfarë ndodhi më 24 shtator në Kosovë ishte shenjë e kësaj përpjekje, por falë profesionalizmit të policisë së Kosovës dhe mbështetjes së KFOR-it, fatmirësisht dështoi.

Rusia kërkon një front të ri për të tërhequr vëmendjen nga Ukraina, theksoi Basha, ndërsa shtoi se, Rusia duhet të paguajë për dëmet e shkaktuara në Ukrainë. Në këtë kuadër, Basha e njohu atë, me rezolutën për rindërtimin e Ukrainës të përgatitur prej tij, që gëzon një mbështetje të gjerë në Këshillin e Europës, për të cilën është dhe reporter.

Ora 21:52
Basha takon Presidentin e Institutit Republikan Ndërkombëtar, Twining: Mbështesim SPAK në luftën antikorrupsion

1701896125_bbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbb.JPG

Kryetari i PD, Lulzim Basha, u takua sot me Presidentin e Institutit Republikan Ndërkombëtar, Daniel Twining dhe me senatorin Dan Sullivan. 

"Lufta kundër korrupsionit, pastrimi i politikës nga politikanët e korruptuar dhe të inkriminuar, zgjedhjet e lira e të ndershme, janë prioritetet e PD-së", - ka theksuar Basha,  ndërsa e ka njohur dhe me nismat për vetingun në politikë dhe hapjen e listave.

Basha sipas njoftimit pwr shtyp tw PD ka përmendur korrupsionin dhe emigrimin si problemet kryesore në Shqipëri.

"Shqipëria është ne vendet me numrin më te lartë të azilkërkuesve", - theksoi Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike ka theksuar mbështetjen për SPAK-un dhe angazhimin përmes nismave ligjore në Parlament për të kontribuar në luftën kundër korrupsionit, veçanërisht në nivelet më të larta.

"Sulmet dhe presionet që politika po ushtron ndaj sistemit  të drejtësisë janë konsideruar të papranueshme". 

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?