Opozita më në fund ka folur se çfarë do të bëjë për protestën e 2 marsit duke u rreshtuar krah presidentit Meta, si qytetar në tubim. Basha tha se thirrja e presidentit është për të mbrojtur 'kushtetutë dhe drejtësinë që po kapet nga oligarkët dhe puçistët'. Sipas Bashës, tubimi i 2 marsit nuk është për partitë politike, por për qytetarët shqiptarë pasi demokracia është në rrezik dhe institucionet po shkatërrohen çdo ditë. Pjesëmarrja e opozitës në tubim do të jetë si qytetarë të thjeshtë dhe një gjë të tillë e tha një ditë më parë edhe Monika Kryemadhi.
'Shqipëria gjendet në një krizë të thellë kushtetuese, krahas krizës ekonomike që të gjithë shqiptarët e përjetojnë përditë. Si qytetarë, nuk mund të mbyllim sytë kur shteti ligjor merret peng, kur institucionet shkatërrohen, dhe demokracia është në rrezik. Kapja e Gjykatës Kushtetuese do të thotë asgjësim i të drejtave dhe lirive të çdo qytetari. Ne nuk mund të pranojmë që Shqipëria të kthehet 30 vite prapa. Thirrja e Presidentit nuk është për partitë politike, apo për të djathtët apo të majtët, por për qytetarët shqiptarë që të mbrojnë themelin e demokracisë që është Kushtetuta. Si qytetarë që duam që vendi të bëjë hapa para drejt konsolidimit të demokracisë, duhet t’i përgjigjemi çdo thirrje në mbrojtje Kushtetutës dhe funksionimin demokratik të institucioneve të pavarura. Prandaj unë e mbështes tubimin e thirrur nga Presidenti për Kushtetutën! Duhet ta kujtojmë gjithmonë se sovrani është populli. Dhe ushtrimi më i lartë i këtij pushteti është të largojmë me zgjedhje të lira e të ndershme këtë Qeveri të dështuar. Kudo ku shkoj dhe këdo që takoj, kërkesa kryesore e qytetarëve është të kenë një Qeveri të zgjedhur prej tyre dhe që kujdeset për ta, që i dëgjon dhe që është e ndershme me ta", shkruan Basha
Sipas tij opozita ka deklaruar vazhdimisht që Kushtetuta ka rënë dhe se ai po punon çdo ditë që të bëjë realitet ëndrrat e shqiptarëve.
'Unë dhe opozita kemi qenë dhe jemi fare të qartë: Kushtetuta ka rënë, asaj i ka mbetur vetëm kapaku! Prandaj na duhet një zgjidhje politike për ta futur Shqipërinë në rrugën e duhur. Për të zgjidhur krizën ku është futur vendi, për tu kthyer qeverisjen shqiptarëve, për tu kthyer bashkitë shqiptarëve, për tu kthyer ekonominë shqiptarëve, për të garantuar drejtësinë e pavarur nga politika, ka një zgjidhje demokratike: përfundimi në kohë i reformës zgjedhore dhe menjëherë mbajtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme! Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar po punon çdo ditë për këtë dhe me mbështetjen e qytetarëve ndryshimi do të bëhet realitet', shkruan Basha.
Në lidhje me tubimin e 2 marsit, më 19 shkurt presidenti thirri në takim kryedemokratin Lulzim Basha, që u zhvillua me tone të ashpra dhe Report Tv mësoi ekskluzivisht se i kishte kërkuar 10 mijë persona në shesh. Opozita hoqi dorë nga protesta duke u ulur në tavolinë me qeverinë dhe opozitën parlamentare për reformën zgjedhore dhe për të 'justifikuar' pjesëmarrjen në tubimin e presidentit do të paraqiten si qytetarë të thjeshtë në mbrojtje të demokracisë në vend.
Meta dhe klubi i opozites nuk frigohen nga koronavirus po e dergojne popullin e mjer direkt ne ferr.Do te pergjigjen nese ndodhe kjo tragjedi☻
PërgjigjuO njerez kujdes me 2 mars mos shkoni pas Nafije dybekut ne miting, leshelija do te beje lesheli gjithe shqiperine vetem Fallxhorja te vije perseri ne pushtet.,kujdes Italia ka ndaluar me ligj grumbullimet ne ftojme njerz ne mitingje,,
PërgjigjuIshallah i kap KORONAVIRUSI TE GJITHE ATA QE DALIN NE 2 MARS NE PROTESTE NE BULEVARD...O ZOT NGORDHI KETA PLEHRA ME KORONAVIRUS...
PërgjigjuCfare ti mbaje pragu atyre qe shkojne ne mitingun e hajdutit!
PërgjigjuAkoma se kuptoni qe populli i thjeshte nuk ju don..
PërgjigjuNuk lejohen tubimet se u ka nis koronavirusi për vizit, avash avash me 2 mars do ketë arritur në shqipëri.
PërgjigjuPo flasin shkelesit me te medhenj te kushtetutes
PërgjigjuPo ky Luli c'pati, deri tani u mbajte jo keq. Shpresova se kishte filluar t'i therriste mendjes, por nuk paska qene e thene.
PërgjigjuKoronavirusi, na plasi per Ilir Meten, Mona dhe ata te tjeret, per veten e tyre protestojne. Ishalla i ze koronavirusi te gjithe politikanet shqiptar dhe vdesin te gjithe si qent! Laji o zot haqet per krimet qe kane bere.
PërgjigjuIshalla u bie koronavirusi atyre qe mblidhen ne shesh ate dite se probiliteti eshte I larte dhe te zhduken te gjithe plehrat
Përgjigjudhe te gjithe putanat e kombit do shkojne ne halt gamorit
Dil or bosh, ashtu si ke 6-7 vjet qe del, por po ate qe ke mare do maresh
PërgjigjuTurp te ken te gjith ata qe do shkoin per keta qe ju kan vjedhur leket e tyre e se kuptoi perdorin po prap ata ti mbroin leket e vjedhura
PërgjigjuNë rrezikun e koronavirusit , duket ide e mirë të mblidhen turmat së bashku !
PërgjigjuPo cfare prisni o popull mos te vej pd ne protesten e metes e berishes? S'ka shans lulja se i kepusin koken dy bajlozet e korrupsionit ne Shqiperi ketij qe vjen i treti pas tyre, do shohim estraden e radhes me hajdutet qe po u leshon goja leng per te vjedhur leket e donacioneve we u dhane pet termetin.
PërgjigjuNe hale te shkoni te gjithe plehra
PërgjigjuMire e ke thene : Ne hale le te shkojne Kriminelet .. R.K.K.
dy plehrat e ketij kombi te nderuar….shpejt do shkoni ne burg me pasuri te sekuestruar….llum I kombit..
PërgjigjuNje gje nuk kuptohet dhe Presidenti e kalon si hileqare qe eshte: maxhoranca po pengon presidentin te coje ne kushtetuese te preferuarit e vete ( ta kape ai kushtetuesen ) apo po perpiqet te vere te preferuarit e saj ( ta kape ajo kushtetuesen )... pse nuk flet Likja me emra , se me cfare shikohet deri tani Likja ka futur dy vete kontrabande dhe te dy pa kaluar vetingun... ahhh mor Like zullumqari...!!... te pafsha ne Reç me gjithe sorollopin tend..
PërgjigjuSa bukur , Rama do i fus minjët në kurthë një nga një ...
PërgjigjuMjer Shqiptarët çi ka gjet lyli po na bën thirje për me dal me protestu që lekët e lylit me i mbrojt e presidentin ilir preshi me e mbrojt. Se dhe iliri sdo me e dhon floririn se e ka për fmit e tij daun që lekët ti gëzojn e Shqiptarët ti shikojn se si ata në parajs jetojn. Me lekët e ktyre Shqiptarve martir lyli këllir bo si karallo po nuk e kupto që ky fundërrin ka mar fund e askush nuk e do po lyli ka premtuar që tabelën e shumzimit e ka mësuar. E tani që tabelën e shumhimit e di do boj çudi me m9nën buçe Shqiprin do ta boj fush me lule o luli kaçule.
Përgjigju