Politikë

Basha në Librazhd: Mazhoranca e shndërroi këtë zonë në shkretëtirë, ta rrëzojmë këtë qeveri ogurzezë! Garantojmë statusin e minatorit

11 Prill 2021, 16:16| Përditesimi: 11 Prill 2021, 21:13

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndalesën e rradhës e ka pasur në Librazhd ku theksoi se qeveria aktuale sipas tij e shndërroi këtë zonë në shkretëtirë. Kreu i PD ka apeluar që më 25 prill do ketë votë masive për të rrëzuar maxhorancën, të cilën Basha e quan “ogurzezë”.

“Mirë se ju gjeta. E jashtëzakonshme kjo pritje. të reja dhe të rinj të Librazhdit, vëllezër dhe motra. Kudo që kam shkuar nga jugu në veri, një gjë është e qartë: Shqiptarët janë të etur për ndryshim. Mezi po presin datën, kur vota e shqiptarëve të bashkuar do të bëjë të mundur ndryshimin e vërtetë për të gjithë. Data 25 prill është dita e popullit, ku do vendosni për veten dhe fëmijët, për të ndaluar ikjen e të rinjve, që ka dhënë shembullin dhe ka sjellë demokracinë. Librazhdi është vjedhur dhe abuzuar. E shndërruan Librazhdin në shkretëtirë, ku paratë shkojnë në duart e pak njerëzve", tha Basha.

Kreu i demokratëve bëri një thirrje për socialistët të cilëve u kërkoi votën duke i premtuar ndryshimin.

"Fitorja e 25 prillit do jetë fitorja juaj. Ju bëj thirrje socialistëve të ndershëm të Librazhdit e Shqipërisë, bashkohuni me ndryshimin, bashkohuni me ne. Dy javë na ndajnë nga një ditë vendimtare. Bashkë për ndryshim, Librazhdi fiton, Shqipëria fiton”, deklaroi kryedemokrati.

Ora 20:04
Basha: Programi ynë ka për qëllim të fuqizojë familjen! Gruaja e ndjen më shumë vuajtjen 8-vjeçare! S’u përgjigjem sulmeve të kundërshtarit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bashkëbiseduar me gra të papuna në qytetin e Prrenjasit. Basha tha se për 8 vite është bërë teatër me fatet e njerëzve, sipas tij duke rritur taksat, duke rritur çmimet, duke rritur papunësinë dhe varfërinë. Sipas kreut të opozitës, kjo gjë do marrë fund më 25 prill, ku shton se do të hapet rruga europiane për Shqipërinë dhe që gratë dhe nënat shqiptare të jenë të sigurta.

“Nuk e kemi thënë kotë: grua e fortë do të thotë Shqipëria e fortë, sepse grua e fortë do të thotë familje e fortë. Dhe gjithë programi ynë këtë ka për qëllim të fuqizoj familjen shqiptare. Si mund të fuqizojmë familjen shqiptare. Si mund të fuqizohet familja shqiptare nëse nuk fuqizojmë gruan shqiptare? Kush i ndien më shumë vuajtjet e ekonomisë, të papunësisë, të kostos së jetesës, të çmimeve të dritave e të ujit, e të ilaçeve? Kujt i bie barra e madhe e përgatitjes së ushqimit për fëmijët? Kush e ndien se ka për ti dhënë fëmijës për të ngrënë siç tha zonja se i kishte mbetur vetëm misri për ta bluar, për ta bërë bukë misri? E pra, është detyra jonë të bëjmë të paktën atë që bëjnë prindërit për fëmijët. Është detyra e qeverisjes. Pse ekziston qeveria nëse jo për të ndihmuar popullin?! Ndaj dhe ndryshimi i 25 prillit nuk do të jetë si gjithë ndryshimet e tjera. Do të jetë një ndryshim që do të hapë një rrugë të re për Shqipërinë, një kulturë të re të të bërit politikë. Ndaj dhe unë nuk përgjigjëm sulmeve të kundërshtarit sepse e gjithë fushata e tij është të na tërheqë në sulme.

Mirëpo, në qoftë se ai me sulme e unë me përgjigje ndaj sulmeve ku është populli, ku janë njerëzit? Ai do ta kthejë, siç e tha zonja, në një teatër, por këtë teatër e paguani shtrenjtë ju. 8 vite e keni paguash shtrenjtë biletën e teatrit. Taksat janë rritur, çmimet janë rritur, papunësia është rritur, varfëria është rritur. Nuk është teatër, por është lojë me fatet e njerëzve, ndaj ju ftoj që të gjithë së bashku t’i japim fund këtij teatri të shëmtuar dhe të hapim me 25 prill rrugën europiane të Shqipërisë. Të hapim me 25 prill mundësinë për të gjithë gratë dhe nënat tona dhe të jeni të sigurta që këtë ditë që më falët kaq shumë emocione dhe që e keni pritur me kaq shumë gëzim. Këtë ditë nuk do ta harroj, nuk do ta harroj siç nuk do ta harroj takimet që kam bërë me nënat, bashkëshortet, gratë dhe vajzat anembanë Shqipërisë. Nuk do ta harroj jo vetëm si emocion pozitiv, por dhe si përgjegjësi e madhe kur të vij e të ballafaqohem me zotimet që kam marrë para jush dhe para familjeve tuaja” – tha Basha.

Ora 19:13
Basha në Prrenjas: Garantojmë statusin e minatorit, më 25 prill ata do të kenë dinjitetin e plotë

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, ka qenë në Përrenjas, në vazhdimësi të fushatës elektorale në Elbasan. Nga atje Basha tha se me PD-në në pushtet, garantohet statusi i minatorit.

“Energjia e ndryshimit e ka pushtuar Përrenjasin. Siç e thotë dhe kënga e fushatës energjia për ndryshim mbarë Shqipërisë është e pandalshme. Ndryshimi ju e dini që po vjen për ju. Beteja e 25 prillit po bëhet për njerëzit e thjeshtë të këtij vendi.

Na la në vend numëro aty ku ishim tetë vite më parë. premtoi hapjen e negociatave. Tetë vite hapi shampanjën për vete dhe hapi dyert për emigracionin. Tetë vite dështim dhe ja vjen të trokasë në derë dhe do edhe katër vite të tjera. As katër ditë, as katër orë më shumë, më 25 prill vjen dita dhe ora për ndryshim. Nuk është ditë e partive, por dita e popullit, kur ju i keni në dorë të gjithë politikanët. Do të vazhdojmë edhe katër vite si këto tetë vite apo do të votojmë për ndryshim. Minatorët shqiptarë do të kenë dinjitetin e plotë, statusin e minatorit. Sikundër bashkarisht me Europën dhe Amerikën do të hapin dyert e mbyllura të investimeve të huaja,për fermerët, studentët. Ne do të bëjmë të mundur që vendi ynë të bëjë përpara.

Më 25 prill të dalin pasivisht në kutitë e votimit. Të djathtë dhe të majtë, të gjithë bashkë për ndryshim. Ju do të votoni jo për partitë, por për veten tuaj. Votoni për Shqipërinë drejt Europës,” tha Basha.

Ora 18:56
Basha takim me pensionistët në Librazhd: Nuk ju premtoj mrekulli, qeveria ime do rrisë pensionet së paku 5%

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në vizitën e tij në qytetin e Librazhdit ka zhvilluar një takim me pensionistët, ku kanë bashkëbiseduar rreth problemeve që i shqetësojnë. Basha tha se edhe pse qeveria rriti taksat, çmimin e energjisë elektrike, çmimin e naftës, nuk u shqetësua asnjë minutë për fatin e pensionistëve. Kryedemokrati u zotua se qeveria e tij e ardhme do të rrisë pensionet sa norma e inflacionit dhe jo më pak se 5%. Ai gjithashtu tha se me uljen e çmimit të energjisë elektrike dhe me rimbursimin i ilaçeve sipas diagnozës, janë pjesë e prioriteteve të para të qeveris së ardhshme.

“Kjo është pyetja që duhet ta mundojë një qeveri apo një kryeministër, nuk duhet ta zëri gjumi por problemi është që ka tetë vite që kjo qeveri dhe ky kryeministër i ka pasur të gjitha pushtetet dhe nuk janë shqetësuar asnjë minutë të vetme për fatin e pensionistëve. Ne dyfishuam pensionet, ku i gjetëm paratë? Taksat ishin më të ulëta se sa sot, çmimi i energjisë ishte më i ulët se sot, çmimi naftës ishte më i ulët se sot. Paratë e buxhetit të shtetit duhet të shkojnë të nevojat e njerëzve prandaj programi jonë për rritjen e dyfishin e normës së inflacionit për jo më pak se 5%. Me uljen e çmimit të energjisë për 300 KË/h e parë dhe po kështu rimbursimi i ilaçeve sipas diagnozës, pasi kemi siguruar që të vetmet ilaçe që përdorin pensionistët shqiptarë, të jenë ilaçe të certifikuara nga hemisfera perëndimore, domethënë nga Bashkimi Europian, Shteteve të Bashkuara apo Japonia apo Australia.

Jo ilaçe që i blini dhe nuk kanë asnjë efekt, se nuk i dihet origjina dhe pastaj ju detyrojnë të merrni të tjera të cilat nuk i rimbursojnë. Përmenda këto tre masa që do prekin drejtpërdrejtë xhepat tuaj. Rritja e pensioneve, do rrisë shumë e parave që do merrni muaj për muaj, ulja e çmimit të energjisë do të ulë faturën e energjisë që paguani muaj për muaj dhe rimbursimi sipas diagnozës, do mundësojë në veçanti për pensionistin shqiptar që, mos të paguajë para nga xhepi për medikamentin që i duhet për të mjekuar, të gjithë e dimë që me moshën duhen mjekime rutinë apo mjekime të veçanta në raste sëmundjesh të veçanta.

Këto 3 masa do të jenë masa do të jenë të menjëhershme të qeverisë të ardhshme. Koha nuk pret për asnjë në Shqipëri, në veçanti nuk pret për pensionistët, nuk pret për moshën e tretë. Por ka edhe masa të tjera programi që do ju vijnë në ndihmë indirekt. Prioritet i prioriteteve është ekonomia. Në qoftë së fëmijët tuaj janë të punësuar, kanë vende pune, kanë paga të mira, ja dalin të përballojnë jetën, ja dalin të ndërtojnë familje, të rrisin fëmijët e tyre. Kjo së pari është një gëzim shpirtëror i madh, për ju, prindërit e tyre, por është dhe një mundësi për të shijuar bashkë me ta vitet që supozohen të jenë vitet më të mira pasi del në pension.

Ndaj fokusi në këtë program do të mundësojë që brenda një kohe jo shumë të gjatё, brenda muajve tё parё tё ndjeni njё farё lehtёsimi nё fatura nё paratё nё xhep dhe nё veçanti sa i pёrket rimbursimit tё ilaçeve sipas diagnozës. Ndёrkohë qё fokusi do tё mundёsojё edhe ambjenti ku jetoni, pra bijtё dhe bijat tuaja, nuset dhe dhёndёrit, nipёrit dhe mbesat tё jenё nё njё gjendje mё tё mirё ekonomike dhe shpirtёrore dhe tё zёvendёsohet kjo gjendje ankthi, depresioni qё ka kapur tё gjithё e nё veçanti ju se ju merakoseni gjithё kohёn pёr fёmijёt, pёr fёmijёt e fёmijve dhe ta zёvendёsojmё kёtё me njё ndjesi shprese, optimizmi. Shqiptarёt nga natyra nuk janё dorёzuar asnjёherё para vёshtirёsive. Mesazhi i fundit qё kam pёr ju ёshtё ky: e di qё keni kaluar 8 vite shumё tё vёshtira ku mё shumё janё rritur çmimet vit pёr vit se sa ёshtё rritur 8 vjet bashkё tё marrё pensionet.

Por tё keni besim se ne jemi racë e fortё, jemi, kockë e fortë, kemi kaluar vështirësi dhe do ta kalojmë së bashku. Keni besim se 25 prilli do të jetë një ditë ndryshimi për çdo shqiptarë dhe se një qeveri që kujdeset për ju, për prindërit tanë, po kujdeset po kështu për ekonominë dhe  për familjen do t’ia dalë me sukses që brenda një kohe të shkurtër ta zëvendësoni mërzinë, ankthin, depresionin me gëzim, me shpresë.

Nuk premtoj mrekulli, nuk jam këtu për t’iu premtuar gjëra që nuk bëhen dot. Por ju premtoj që do ta normalizojmë situatën dhe ju do të ndiheni shumë më mirë seç ndiheni sot, sepse do të jeni më mirë seç jeni sot. Edhe me pensionet e rritura, edhe me ilaçet me cilësi të rimbursuara, edhe me reduktimin e faturës së energjisë.

Dhe mbi të gjitha do të ndiheni mirë sepse fëmijët tuaj që janë prindër do të kenë mundësinë të punojnë e të jetojnë me paga dinjitoze në vendin e tyre çka është shumë e rëndësishme për ta mbajtur familjen bashkë dhe për t’ju siguruar një ngrohtësi, së juve ju mungon një ngrohtësi njerëzore kur fëmijët janë në emigracion. Në një moment vatra bosh është një trishtim i madh. Këto pra janë prioritetet e programit tonë, për moshën e tretë, për pensionistët dhe unë jam këtu për t’iu garantuar ju dhe gjithë pensionistëve shqiptarë, për vendosmërinë time, të vetë ekipit tim, ti bëjmë realitet nga dita e parë e marrjes së përgjegjësive”, tha Basha.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • dulja: 12/04/2021 07:01

    te tallure 30 vjete mekete populle mire tna i bejne se jemi te pa afte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?