Kronikë

Basha në një pasdite ndryshe një ditë para protestës/ A do jetë bashkëshortja e tij në tubimin e nesërm?!

7 Qershor 2019, 20:30| Përditesimi: 7 Qershor 2019, 20:49

  • Share

Një ditë para protestës, kryedemokrati Lulzim Basha është parë bashkë me bashkëshorten dhe një nga vajzat e tij duke bërë shtëtije pranë Liqenit të Tiranës, pak pasi mbajti konferencën për shtyp nga ku bëri thirrje për pjesëmarrje në protestën e ditës së nesërme.

Nuk dihet nëse bashkëshortja e tij do e shoqërojë Bashën në marshimin e nesërm të opozitës, ashtu sikurse ka bërë në protestat e mëparshme, ndonëse bashkëshorti i saj ka bërë thirrje se nesër fjalën e ka sovrani, duke nënkuptuar se protesta e nesërme do jetë më e dhunshme se ato të mëparshmet.

Opozita organizon ditën e nesërme protestën e tetë kombëtare përpara kryeministrisë, të cilën e ka quajtur si ditën kur do bjerë qeveria Rama.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?