'Kam 6 vite pa e parë'/ Basha në takim me nënat e emigrantëve: Do sillem ndaj Shqipërisë me të njëjtën përgjegjësi si sillen prindërit ndaj fëmijëve (VIDEO)

30 Nëntor 2020, 10:36| Përditesimi: 30 Nëntor 2020, 15:31

  • Share

TIRANË- "Do të sillem ndaj Shqipërisë me të njëjtën përgjegjësi si sillen prindërit shqiptar ndaj fëmijëve të tyre"! Ishte ky premtimi i kreut të PD-së, Lulzim Basha gjatë një takimi që zhvilloi me nëna që fëmijët i kanë në emigracion.

Në përgjigje të një qytetareje, i cili i tha se "kishte shpresat vetëm te Basha që do e sillte vendin në rrugën e duhur', kryedemokrati theksoi se ky është një prioritet e tij në qeverinë e ardhshme.

Nënat treguan historitë e tyre, teksa Basha u premtoi se do të punojë fort për t'ua bërë atyre sa më të lehtë rikthimin në shtëpi.

“Unë jam nënë e dy vajzave. Njëra prej vajzave ka mbaruar gazetari me rezultate të shkëlqyera. Pasi nuk gjeti asnjë mundësi apo alternativë punësimi këtu, u detyrua të emigronte në Amerikë. Më falni! Ajo ka sot dhe një vajzë të vogël, të cilën unë e kam parë vetëm njëherë kur lindi. Pamundësia ekonomike e jona na detyron që t’i qëndrojmë larg. Por e keqja nuk është kjo. Kam vajzën tjetër që ka mbaruar për informatikë ekonomike, dega financë bankë, e cila nuk po gjen alternativë punësimi dhe ajo do të ndjekë hapat e të motrës, do të iki jashtë sepse thotë këtu nuk shih asnjë dritë jeshile. Tani, zoti Basha dua të di kur do të mbarojë ky makth për ne prindërit, sidomos në këtë kohën e pandemisë, se po të mendojmë, se po të na gjejë gjë do të vdesim pa parë fëmijët tanë. Kjo është e keqja më e madhe e popullit tonë, po rrimë larg fëmijëve”,- rrëfen me lot në sy një nënë. 

“Edhe unë një familje si të gjithë shqiptarëve, familje e thjeshtë dy fëmijëve të mi kanë mbaruar juridikun, vajza është më e madhe dy vjet se djali, por vajza mbaroi juridikun këtu dhe punonte këtu, në televizion ka qenë në Klan, madje balerinë, ajo të aplikojë mami se mbase më del e drejta e studimit të shkojë të vazhdojë shkollën në Amerikë. Aplikoi dhe fitoi se dhe këtu notat tek Juridiku i pati të shkëlqyera edhe ajo sot ndodhet në Amerikë dhe vazhdon studimet në Manhatan. Kam dhe unë 6 vite që se kam parë.” tha gjatë bisedës me kryetarin e opozitës një tjetër nënë. 

"Edhe me thënë atë të drejtën, kur vjen darka, kontrolloj telefonin, është futur djali në internet, nuk është fut në internet. Po s’qe fut në internet nuk më zë gjumi gjithë natën lëviz a se po të ketë ndonjë problem ndonjë diçka, komplet bosh brenda si nënë", rrëfen një tjetër zonjë. 

Kryetari Basha pasi dëgjoi historitë e nënave të emigrantëve, deklaroi se qeveria e ardhshme ka një plan të qartë që të kthejë rininë në Shqipëri, duke i kthyer kështu shpresën vendit.
 

 "Dhe kjo është arsyeja pse ne kemi vendosur në krye të prioriteteve tona për qeverisjen e nesërme, kthimin e shpresës tek Shqipëria, me prioritet absolut vendet e punës, punësimin e në veçanti punësimin e rinisë. Detyra e qeverisë së ardhshme është që t’ua bëjë sa më të lehtë dhe sa më të pranueshëm rikthimin në vendin e tyre, dhe ky është një tjetër prioritet sa i përket rinisë në veçanti dhe mbylljes së kësaj plage të emigracionit. Qeveria e ardhshme do të sjellë me të njëjtat përgjegjësi, siç silleni ju ndaj familjes, qeveria e ardhshme do të sillet ndaj Shqipërisë, me të njëjtën përgjegjësi siç sillen prindërit shqiptarë ndaj fëmijëve të tyre. Kjo duhet dhe kjo krijon shpresë, sjell shpresë tek vendi, sjell besim tek investitorët", iu përgjigj Basha. 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • roand: 30/11/2020 17:09

    ky ka lajthit cfare eshte ky magjik qe do ti sjelle refugjatet, ne qofte se refugjatet kane probleme te kthehen ne shqiperi eshte ky qe shkon e ben proogande qe shqiperise te mos i jepet antarsimi ne nato e duke nxerre lloj lloj videosh qe europa mos te hapi negociatat vetem se qeverine e ka e majta.o tru thate ne e dime qe ty te vin pas ca te korruptuar si puna jote por njerzit e ndershem asnjere nuk i hane keto dokrrat e tua

    Përgjigju
  • neve: 30/11/2020 14:16

    sa i pa shprese esht mor jahu.premton qe do ktheje njerezit nga emigrimi.o injorant kush iku nuk ktheeht me se ka ndertuar jeten atje ku eshte. ke gjet 4-5 plaka te lagjes tu bo muhabet sic e kane zakon cdo dite e hyre ti ne mjes si koqe fiku e premton qe do jua sjellesh ne shtepi kalamajt nga amerika o debil hiqe nga mendja qe mund te fitosh keshtu.....leqe cdo lloj menyre te besh ti nuk ke shanc te fitosh cdo njeri hap gojen ti thua qe sht ne plan te pare ai hall qe kane.per biznesin per punsimin per rinine per bujqesine per mbrojtjen e mjedisit per ....ik mor cop k@ri se nuk te beson njeri ty o legen

    Përgjigju
  • Adi: 30/11/2020 11:44

    Po i rritet hunda si pinoku nga genjeshtrat qe thot perdit a te shkretat nena ku kan vajtur te qahen

    Përgjigju
  • endri: 30/11/2020 10:52

    Kush te beson ty o hajdut?!!!

    Përgjigju
    • Emigranti: 30/11/2020 11:57

      Po ato nena qe jane emigrante me shkolle te larte dhe u.detyruan prej sistemin Berishjane te emigrojne dhe te punojne cfare do lloje pune.Keto zonja mos duan ti mbajne femijet deri ne moshe 40 vjec me vete.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?