Demokratike dhe aleatët e saj do të garojnë në një listë të përbashkët në zgjedhjet e 25 prillit, ndërkohë që sot është afati i fundit për të regjistruar koalicionin në KQZ. Ndërkohë janë zbuluar edhe 14 partitë që do të jenë pjesë e koalicionit opozitar PD-Aleanca për Ndryshim, të cilët do të kandidojnë në një listë të përbashkët. Ndërkohë LSI do të dalë me listë më vete, por në qarqet Dibër, Kukës dy partitë e mëdha opozitare do të kenë një listë të përbashkët.
Ajo që bie ne sy është fakti se Lulzim Basha ka firmosur si parti koalicioni dhe me partine Kristian-Demokrate, parti e drejtuar më parë nga Mark Frroku, përmes së cilës ai mundi të hyjë në Kuvend. Duke qene se në vitin 2013 kjo parti u pozicionuar në aleancë me PS, opozita e re e drejtuar nga Lulzim Basha e bëri Mark Frrokun “target” të sulmeve të veta.
Pavarësisht se u përjashtua ne fillim nga mbledhjet e grupit te PS për shkak të fjalëve të renda ndaj ish nënkryetares se PD Jozefina Topalli, dhe më vonë dha dorëheqjen si kryetar i PKD por dhe dorëzoi mandatin e deputetit, PD dhe lidershipi i saj e kane akuzuar Frrokun si pjese e PS.
Historia e tij dihet tashme, u arrestua, u dënua, nuk është as deputet as kryetar partie dhe sot është një qytetar i lirë.
Por ama PKD është krijese e tij, pavarësisht se drejtohet nga dikush tjetër, dhe PD i ka gëlltitur akuzat ndaj Frrokut, ose për inat te Edi Ramës ose për inat te Jozefina Topallit.
Lista e plotë e partive të koalicionit opozitar:
PARTIA DEMOKRATIKE – Lulzim BASHA
PARTIA REPUBLIKANE – Fatmir MEDIU
PARTIA PËR DREJTËSI INTEGRIM DHE UNITET – Shpëtim IDRIZI
PARTIA LËVIZJA PËR ZHVILLIM KOMBËTAR – Dashamir SHEHI
PARTIA BASHKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT – Vangjel DULE
PARTIA AGRARE AMBIENTALISTE – Agron DUKA
PARTIA DEMOKRISTIANE – Nard NDOKA
PARTIA FRYMA E RE DEMOKRATIKE – Bamir TOPI
PARTIA BASHKIMI LIBERAL DEMOKRAT – Arian STAROVA
PARTIA BALLI KOMBËTAR DEMOKRAT – Artur ROSHI
PARTIA BASHKIMI DEMOKRAT – Ylber VALTERI
PARTIA MENDIMI DJATHTË LIBERAL – Mustafa LICI
PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT – Shpëtim AXHAMI
PARTIA KRISTIAN DEMOKRATE – Dhimitër MUSLIA/Javanews