Lulzim Basha nga Kamza

Politikë

Basha nga Kamza: Raporti i DASH konfirmon se korrupsioni pengon zhvillimin e Shqipërisë, më 11 maj nuk duam riciklim, por ndryshim të vërtetë

21 Mars, 20:13| Përditesimi: 21 Mars, 20:18

  • Share

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë në Kamëz, ka theksuar se zgjedhjet e 11 majit nuk duhet të sjellin thjesht një rotacion politik, por një ndryshim të thellë dhe të vërtetë për Shqipërinë. 

Koalicioni Euroatlantik vijon fushatën në terren, duke prezantuar kandidatët për deputetë.

Gjatë prezantimit të kandidatëve në Kamëz, Basha theksoi se 11 maji duhet të jetë dita e një ndryshimi të vërtetë, që i jep fund praktikave të vjetra dhe hap rrugën për një qeverisje të përgjegjshme dhe të orientuar drejt aleancave perëndimore.

“Më 11 maj jo thjesht rotacion, më 11 maj jo riciklim, më 11 maj ndryshim i vërtetë për Shqipërinë dhe shqiptarët,” deklaroi Basha përpara qytetarëve dhe mbështetësve të koalicionit.

Në fjalën e tij, Basha iu referua edhe raportit më të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), ku theksohet se korrupsioni është pengesa kryesore për zhvillimin ekonomik dhe reputacionin ndërkombëtar të Shqipërisë.

“Ne të gjithë e dimë dhe sot Departamenti Amerikan i Shtetit, i administratës së presidentit Trump, pati rastin të na e rikujtojë zyrtarisht se korrupsioni është pengesa kryesore për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe për reputacionin tonë ndërkombëtar. Nuk ka pengesë më të madhe për zhvillimin tonë se korrupsioni,” tha ai.

Basha theksoi gjithashtu se Koalicioni Euroatlantik është i vendosur që të ecë përpara në aleancë të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar këtë partneritet si themelin e vizionit të tij për të ardhmen e vendit.

“Koalicioni Euroatlantik, Shqipëria nuk ka mik më të mirë se SHBA-të dhe rrugëtimi ynë përpara mund dhe do të bëhet vetëm krah aleatëve tanë strategjikë,” u shpreh ai.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sozialisti: 21/03/2025 23:34

    Komunist dhe socialist te vertete do votojne per tulipanin hoollandez

    Përgjigju
  • gaspër: 21/03/2025 21:44

    Sa shume shpellarë i besojnë këtij që sa herë ka qenë në pushtet vetëm ka vjedhur,e patë kur ish kryetar bashkia 4 vite as plerat nuk pastroi vetm për vete mendoi.

    Përgjigju
  • haseneja: 21/03/2025 20:45

    Nje gje nuk kuptoj si mund ti besoni Bashes tw dashur bashkeatdhetare. Votoni ke te doni, por jo Bashen. Basha as me shume e as me pak eshte nje me Berishen. Basha duhet te jape llogari per 280 milion leket e rrugws sw Kombit, per 4 te vraret ne bulevard dhe per qendrimin ne çeshtjen per detin. Ka memorje populli. Vec kesaj ka humbur kater here, ai do thjesht per familjen e tij e cila jeton mes luksit ne Holande. Duhet te flase edhe per marreveshjen me Edi Ramen per pallatin ne Vlore, qe fitoi milione euro. Shikoni partite e reja, me me shume kredibilitet. Jo Basha eshte nje me Saliun.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?