Lulzim Basha në SHBA

Politikë

Basha nga takimi i IDU në SHBA: Shqipëria ka nevojë jetike partnerët e saj! Adresim i sfidave të sigurisë, luftim i korrupsionit dhe lidhjet e politikanëve me krimin

6 Dhjetor 2024, 17:37| Përditesimi: 7 Dhjetor 2024, 15:16

  • Share

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, gjatë takimit në Forumin e Unionit Ndërkombëtar të Demokracisë në Ëashington, theksoi rëndësinë e partneritetit me SHBA-në, PPE-në dhe Britaninë e Madhe për të adresuar sfidat e sigurisë, luftimin e korrupsionit dhe lidhjet e politikanëve me krimin.

Basha gjithashu zhvilloi takime me figura të larta ndërkombëtare, përfshirë drejtues të PPE-së dhe kongresmenë amerikanë, duke nënvizuar nevojën për angazhim të përbashkët në mbështetje të demokracisë, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik të Shqipërisë.

'Në Forumin e Unionit Ndërkombëtar të Demokracisë në Ëashington, patëm mundësinë të dëgjojmë vizionin e administratës së ardhshme të SHBA-së, PPE-së dhe Britanisë së Madhe, mbi kërcënimet globale ndaj demokracisë dhe lirisë, si edhe nevojën e angazhimit të përbashkët për parandalimin, paqen dhe stabilitetin.

Gjatë këtij forumi, zhvillova biseda dhe takime të veçanta me drejtues të ndryshëm, duke përfshirë kreun e grupit parlamentar të PPE-së dhe presidentin e këtij grupi, kryetaren e re të konservatorëve britanikë, Kemi Badenoch, kongresmenë, eurodeputetë dhe drejtues të institucioneve dhe organizatave të ndryshme ndërkombëtare. Shqipëria ka nevojë jetike për miqtë dhe partnerët e saj, për të adresuar sfidat e sigurisë, për të luftuar korrupsionin dhe lidhjet e politikanëve me krimin, për të zhvilluar ekonominë dhe për të konsoliduar demokracinë', shkruan ai. 

S.B/Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?