Bruksel-Lulzim Basha , deputeti i grupit ‘Euroatlantik’ ka marrë pjesë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Popullore Europiane në Këshillin e Europës. Basha ka sjellë në vëmendje çështjet e fundit të zhvillimit politik në vend nga arrestimi i Salianjit deri tek mandati i deputetes së PS-së Olta Xhaçka, njofton ai përmes një postimi në Facebook. Basha shtoi më tej se duhet çuar përpara vettingu në politikë, i cili sipas tij ka qenë i bllokuar nga mazhoranca.
Basha ka thënë se nuk është respektuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Xhaçkës dhe se vëllai i ish-Ministrit Xhafaj ka qenë subjekt i anti-mafias. Deputeti kërkoi nga KiE vëmendje për këto çështje.
"Nevoja për të çuar përpara vettingun në politikë, të bllokuar nga mazhoranca por i mbështetur në parim nga Komisioni i Venecias; kriza kushtetuese e nxitur nga mosrespektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Xhaçka, si dhe arrestimi i deputetit të opozitës Ervin Salianji me akuzën e kallëzimit të rremë, ndërkohë që vëllai i ish-ministrit Xhafaj rezultoi të ishte i dënuar dhe vetë ministri subjekt i ligjit anti-mafia, janë çështje që meritojnë vëmendjen e Komisionit të Venecias dhe KiE, për forcuar përpjekjet e përbashkëta në lidhje me sfidat me të cilat përballen shteti i së drejtës, sundimi i ligjit dhe demokracia funksionale në Shqipëri."- shkruan Basha në postimin e tij në FB.
Më 26 shtator 2024 Gjykata e Apelit dënoi me 1 vit burg deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të vitit 2019 e cila e shpalli deputetin demokrat fajtor për 'kallëzim të rremë'' për audio-përgjimin ku pretendohej se vëllai i ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në një episod trafiku droge. Salianji u vetëdorëzua këtë të shtunë (27 Shtator) në Policinë e Tiranës dhe është transferuar në burgun e Fierit për të vuajtu dënimin.
O Belul, filluat ju perseri me te njejtat pretendime idiote?? Juve nuk ju ka bllokuar maxhoranca o koke tul,por ju kane nxjerre jashte loje shqiptaret,kaq te trashe te jemi sa te mos kuptoni, se nuk mund ta mbash veten gjalle me lugen bosh!!
PërgjigjuShikoni se çfar maskaralliku qē bēhet nē Shqipri Lul shal ngjitmi vazhdon gjithmon tē punoin kundra Shqipris. E kto kriminel paguhen nga taksa paguesit shqiptar. E kta kundra shqiptarve. Prandaj o shqiptar kur tē hidhni votēn mendohuni 100 her.
PërgjigjuBasha super hajduti i pronave te shqiptare dhe bashkautori i kriminalitetit te 21 Janarit a tha dicka dhe per veten e tij se sa ordiner eshte??
Përgjigju