Ditën e sotme kreu i PD-së Lulzim Basha u mundua të rregullojë lapsuset që ka bërë në vijimësi, por edhe një ditë më parë kur tha se "6 nga 4 biznese janë duke falimentuar".
Por në përpjekje për ta rregulluar bëri një tjetër gafë duke thënë 'lapse' në vend të 'lapsuseve'.
Kjo ka sjellë sërish reagimin e kryeministrit Rama i cili përtej të qeshurave i ka thënë sërish "je njësh zemër".
Kryetari i Partisë Demokratike, teksa po përpiqej që të rregullonte gafat e tij tha se “bëj 2 lapse në 4 vjet”, në vend që të thoshte lapsuse.
Në lidhje me ngatërresën e fundit të Bashës, Rama reagoi me të qeshura duke thënë “Je njësh”.
Ndërkohë që ka ardhur edhe reagimi i kreut të PD-së, Lulzim Basha i cili shkruan në rrjetet sociale se kryeministri fshihet si struci pas një lapsusi të tij.
“Kur vjedhja galopante, keqqeverisja, ekonomia dhe shëndetësia janë sot drama e çdo shqiptari,KM fshihet si struci pas një lapsusi. Tragjike dhe me pasoja është të kesh një KM që nuk do ta t'ja dijë për 6 në 10 biznese drejt mbylljes, e 100 mijë shqiptarë që kanë humbur punën”, shkruan Basha.
TruLulush zura një galë,kryeministër do me dalë! Ik o Lulush futja gjumit,tek tramvai buzë lumit!
PërgjigjuO LYL PO HIK MOR BUR SE JE BËR GAZI BOTËS KURSEJA VETES PAK DINJITET QË TË KA NGEL. TI SDI TABELËN E SHUMZIMIT TI THUA LAPS PËR LAPSUS IN A E KUPTON TI NIVELIN TËND INTELEKTUAL QË JE 0. PO ME ÇFAR FYTYRE TI U KËRKON VOTËN SHQIPTARVE PËR TU BËR KRYEMINISTËR. TI S'VLEN PËR ROJE VRESHTE E JO MË KRYEMINISTËR.
Përgjigju