Basha nxjerr videon: Ndarja e politikës me krimin prioritet, rasti Çyrbes dëshmon se mandati i Ramës është produkt i bandave

10 Nëntor, 18:40| Përditesimi: 10 Nëntor, 18:53

  • Share

Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha ka shpërndarë një video të kryeministrit Edi Rama në të cilën ai mohon lidhjet me krimin, duke i bashkangjitur asaj faktet e reja të zbuluara nga dosja e SPAK për ish-deputetin e PS, Jurgis Çyrbja.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se ndarja e politikës nga krimi është një prioritet për vendin.

Sipas Bashës, mandati i personal i kryeministrit Rama në Durrës është produkt i krimit të organizuar.

"Ndarja e politikës me krimin ka qenë dhe mbetet një nga prioritet kryesore për Shqipërinë. Kemi denoncuar me forcë dhe me fakte lidhet e Edi Ramës me krimin e organizuar, tashmë të faktuar nga dosje të njëpasnjëshme që tregojnë se bandat i dhanë pushtetin Edi Ramës, ndërsa Edi Rama vendosi pushtetin në shërbim të bandave. Arrestimi i Jurgis Çyrbes dëshmoi, brenda dhe jashtë vendit, se edhe mandati personal i Edi Ramës në Durrës ishte produkt i krimit të organizuar. Kjo aleancë e qelbur mes krimit dhe politikës ka shënuar degradimin e rendit dhe sigurisë në vendin tonë, duke e bërë Shqipërinë një vend të pajetueshëm. Një pushtet që i shërben bandave në vend që t’iu shërbej qytetarëve, nuk i duhet as dreqit", shkruan ai. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • goshi: 10/11/2024 20:51

    U zgjua Lul brava 7×7=42...

    Përgjigju
  • Linda: 10/11/2024 19:55

    Lulzim Basha ti paske nxjerre nje vidio po me fytyren tende dhe zerin tend prej krimineli jane te pakten 20 vidio dhe drejtesis nuk i shpeton dot,te presin shume " surpiza"!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?