Basha: Nxjerrim turizmin nga errësira, frenojmë emigracionin që është plagë kombëtare! Turizmi në krizë nga politikat e gabuara

12 Shkurt 2021, 09:53| Përditesimi: 12 Shkurt 2021, 10:17

  • Share

1613120290_hhhhh.jpg

Kreu i PD, Lulzim Basha, gjatë bisedës me sipërmarrës të agjencive turistike, tha se turizmi është një nga fushat më të prekura gjatë pandemisë. Sipas tij qevveria nuk ka marrë masat e nevojshme, ndërsa shtoi se sipërmarrja në tërësi ka marrë paketën më minimale të ndihmës ekonomike ndër vendet e rajonit.

Ndaj edhe prioriteti kryesor i programit të tij, Basha thotë se është ekonomia, është punësimi dhe këtu hyn edhe turizmi si një nga  degët me potencialin më të madh për   të ndihmuar në arritjen e këtij objektivi, hapjen e 110 mijë vendeve të punës, thithjen e investimeve, krijimin e një klime të përshtatshme të biznesit.

"Turizmi është një nga sektorët e goditur më fortë kudo në botë nga pandemia, morën ndihmë direkte ekonomike pikërisht për të parandaluar këtë që të ndodhi ty dhe që për fat të keq nuk je i vetmi. Nga informacionet dhe nga bisedat që kam pasur, të vetmit që nuk morën ndihmë direkte ekonomike ishit ju.

Kur them ju, sipërmarrja në tërësi ka marrë paketën më minimale të ndihmës ekonomike ndër vendet e rajonit, s’po e krahasoj me vende të tjera. Dhe kjo e ka çuar krizën që ekzistonte para pandemisë në një alarm të kuq në kuptimin që çdo ditë raportohen dhjetëra biznese që mbyllen, qindra vende pune që humbin. Në një situatë ku ne jo vetëm duhet ta mbajmë stabël punësimin, por na  duhet ta rrisim punësimin për të parandaluar apo për të frenuar një tjetër plagë kombëtare që është  emigracioni masiv, në veçanti i krahut të të kualifikuar të punës dhe i rinisë shqiptare. 

Ndaj edhe prioriteti kryesor në program është ekonomia, është punësimi dhe këtu hyn edhe turizmi si një nga  degët me potencialin më të madh për   të ndihmuar në arritjen e këtij objektivi, hapjen e  110 mijë vendeve të punës, thithjen e investimeve, krijimin e një klime të përshtatshme të biznesit që do t’i paraprijë kësaj dhe rritjen e të ardhurave individuale dhe familjare të shqiptarëve. 

Mund të ishte parandaluar nëse qeveria këtu do të kishte marrë minimalisht ato masa që kanë marrë  në  vendet e tjera kufitare, Maqedoninë e Veriut po them. Por sot ndonëse ky është një problem që ty të ka pllakosur ty personalisht, familjarisht, dhe ato 10 familjet e atyre 10 të punësuarve që s’janë më. Prapë se prapë theksin dua ta vë tek  potenciali për nesër se ku jemi sot e dinë të gjithë. Se si kemi ardhur deri këtu po kështu është e qartë, është e qartë edhe për ne.

 8 vjet dështime, 8 vjet premtime në stratosferë të pambajtura, 8 vjet kur i zoti I shtëpisë kujdeset vetëm për  vete dhe jo për shtëpinë. Pra kur kryeministri dhe qeveria kujdesen për veten dhe jo për njerëzit, padiskutim që këtë impakt kanë sjellë për turizmin , këtë impakt kanë sjellë për të gjithë ekonominë", tha Basha.


Lajmi kryesor:

Basha u premton sipërmarrësve të agjencive në Durrës: Unifikim të TVSH 6% për të gjithë operatorët turistikë! Portin e Durrësit do e nxjerrim nga duart e krimit


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?