Basha pa vulë, Kreshnik Çollaku kërkon armëpushim, mund të bashkëekzsistojmë në flamurin e PD-së

28 Qershor, 11:22
  • Share

Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku i cili sapo Apeli i dha vulën “Foltores’ u largua nga grupi i Lulzim Bashës kërkon një armëpushim mes demokratëve sepse zgjedhjet po afrojnë.

Në rrjetin social Çollaku parashtron se demokratët duhet të ndalin retorikën dhe veprimet konfliktuale brenda vetes dhe ambiciet për lidership t’i zhvillojnë pas zgjedhjeve të përgjithshme.

Duke konfirmuar rreshtimin krah Berishës ‘non grata’ Çollaku shkruan: ‘Në flamurin e Partisë Demokratike, ne mund të bashkëekzistojmë dhe pse të kundërt dhe të ndryshëm.’.sipas deputetit kjo është sfidë emancipimi dhe përgjegjëshmërie për t’u bëra bashkë kundër Edi Ramës.

"Une mendoj se pak muaj para zgjedhjeve politike,ne kushtet e reja juridike e politike,ne rrezikun e vazhdimit drejt nje mandati te ri te Qeverise me te inkriminuar ne Evrope,Partia  Demokratike forca kryesore e Opozites duhet : te ndale,sjelljen,retoriken,veprimet e nje konflikti civil brenda vetes. Nje armepushim i brendshem mes demokrateve duhet te shpallet sot. Deri pas zgjedhjeve politike fokusi dhe kundershtari  i vetem duhet te jete Qeveria e Edi Rames.

Ceshtja e lidershipit dhe rivalitetet e  ambicjet e platformave te ndryshme mbi te,duhet te zhvillohen pas zgjedhjeve politike.

Lidershipi zyrtar duhet te garantoje bashkegzistencen e platformave, ideve, individeve apo grup individeve me qendrime ndryshe ose dhe te kunderta permes garancive statutore ne nivelin e nje Fraksioni me perfaqesim proporcional ne cdo nivel nga qendra deri ne seksionin e fundit,ose ne nje sistem te brendshem si Federate, ku platofrma te organizuara grupindividesh te njihen e te garantohet perfaqesimi edhe pse ndryshe,ne kundershti apo sfiduese te lidershipit zyrtar.

Ne flamurin e Partise Demokratike, ne mund te bashkegzistojme dhe pse te kundert dhe te ndryshem. Sot kjo eshte sfide pergjegjshmerie dhe emancipimi. Dhe rruga e vetme per te qene Bashke kunder Edi Rames" shkruan Çollaku në një postim në facebook 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 29/06/2024 03:36

    O Collak,per cilin /flamur/ e ke fjalen? /Flamuri/ i vetem rreth te cilit e nen te cilin ti me shoke synoni te bashkekzistoni eshte Sali Berisha,jo flamuri i vertete i PD.Demokratet e vertete dhe shumica e popullit e ka flakur ate pacavure te rreckosur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?