Kronikë

Zgjedhjet/ Basha padit në SPAK kandidatin e Berishës, Arian Ndoja: Blerje votash e shantazh zgjedhësve duke përdorur lidhjet e tij me krimin

9 Prill, 11:17| Përditesimi: 9 Prill, 20:43

  • Share

TIRANË- Blerje votash dhe shantazh zgjedhësve duke përdorur lidhjet me krimin. Me këto akuza të rënda është depozituar kallëzimi penal në Prokurorinë e Posaçme SPAK ndaj kandidatët të Sali Berishës në Qarkun e Durrësit, ish prokurorit të lidhur me krimin Arjan Ndoja.

Padia është depozituar nga Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës këtë të mërkurë, të cilët kërkojnë hetim nga SPAK për korrupsion aktiv në zgjedhje dhe kanosje apo dhunim i pjesëmarrësit në zgjedhje.

Në padi Koalicioni Euroatlantik citon të dhëna të të mbledhura nga kandidatët e tij dhe banorë të zonës, sipas të cilëve Ndoja dyshohet se ka ushtruar presion të drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve për të mos votuar subjekte të tjera politike, si dhe ka pohuar publikisht lidhje me individë të botës së krimit, me qëllim intimidimin e zgjedhësve dhe ndikimin në votë.

“Zgjedhjet e 11 majit duhet të zhvillohen në mënyrë të lirë, të ndershme dhe larg ndikimit të grupeve të strukturuara kriminale apo formave të blerjes së votës,” – thuhet në kallëzimin zyrtar.

Koalicioni Euroatlantik i bën thirrje Prokurorisë së Posaçme që të regjistrojë menjëherë kallëzimin penal, të kryejë hetimet e nevojshme dhe të mbrojë integritetin e procesit zgjedhor përmes veprimit të shpejtë dhe të vendosur.

Kush është Arjan Ndoja? 

Arian Ndoja iu bashkua procesit të primareve të Sali Berishës dhe ish-kryeministri e katapultoi në listat e hapura të qarkut të Durrësit për zgjedhjet e 11 majit. Ish-prokurori ishte objektiv edhe i një atentati në nëntor 2019 në rrethrrotullimin e Shkozetit. Ndoja u shkarkua më 6 maj të vitit 2022 nga Komisioni i Vettingut i shkallës së parë për lidhje të shumëfishta me krimin por edhe për pasuri të pajustifikuar. Sipas vendimit, prokurori Ndoja kishte kontrate me të paktën 9 persona të dyshuar dhe të përfshirë në veprimtari të paligjshme.

Në vendim pasqyrohet lidhja e prokurorit Ndoja me Aleksandër Lahon, i njohur ndryshe edhe si Landi Muharremi, ‘i forti i Sukthit’, por edhe si ‘Rrumi’. Ndoja ishte me Lahon në atentatin tek rrethrrotullimi i Shkozeti, ku vetë i plagosur Ndoja dhe Aleksandër Laho, ndërsa humbi jetën shoferi Andi Maloku.

Foto e kallëzimit në SPAK për Arjan Ndojën

Ora 20:41
​Basha e denoncoi në SPAK për lidhje me krimin/ Reagon ish-prokurori Ndoja: E ka bërë nga frika, kam punuar me ndershmëri

1744224226_collage13.jpg

Ish-prokurori Arian Ndoja, kandidat për deputet i Partisë Demokratike në Durrës, ka reaguar pas kallëzimit penal të bërë nga Lulzim Basha në SPAK.

Ndoja shprehjet në statusin e tij se akuza është e pabazë dhe nga ana tjetër thotë se denocimi i Bashës vjen për pasojë të frikës nga kandidimi i tij.

Ndoja, ish-prokurori i shkarkuar nga vetting thotë se në karrierën e tij ka vepruar me ndershmëri dhe nuk ka shpërdoruar besimin e zgjedhësve.

Statusi i Arian Ndojas

"Sot mësova nga mediat se Z. Lulzim Basha më paska bërë kallëzim penal në SPAK si një kandidat për deputet i opozitës që u bën presion votuesve për të mbledhur vota! Unë jam Arian Ndoja, i arsimuar në Drejtësi dhe Ekonomi, kam mbaruar Shkollën e Magjistraturës duke marrë titullin Magjistrat Prokuror, kam gradën Doktor i Shkencave Juridike, dhe jam pjesëtar i një familjeje të nderuar intelektuale. Gjatë gjithë jetës time marrëdhëniet me njerëzit i kam ndërtuar vetëm përmes punës, dialogut, respektit dhe mirëkuptimit. Në asnjë rast unë nuk kam shitur mandate deputetësh, leje ndërtimi dhe nuk kam shpërdoruar besimin e zgjedhësve të një zone dhe aq më pak atë të mijëra demokratëve. Unë nuk i kam hedhur në rrugë anëtarët e Partisë Demokratike dhe as votuesit e kësaj force për t'i dhënë pushtet në tavolinë Edi Ramës. Përtej falsitetit të akuzës së stisur, më lind natyrshëm mendimi se këtë gjë mund ta bëjë dikush që ndien rrezik nga kandidimi im, ose ndonjë personazh që përdoret në mënyrë komike në batutat folklorike në TikTok-un e Edi Ramës. Ajo që e bën edhe më absurde këtë akuzë është fakti që, nga komunikime me anëtarët e simpatizantë të Partisë Demokratike pas marrjes dijeni për këtë kallëzim, më thuhet se Z. Lulzim Basha, edhe pse ka justifikuar 10 vjet humbje në opozitë me vjedhjet dhe presionet e bëra nga Edi Rama, nuk ka marrë asnjëherë iniciativën në një dekadë, si kryetar opozite, të padisë qoftë edhe një personazh apo eksponent të botës së krimit të organizuar për presion, vjedhje apo blerje votash. Përkundrazi, më thuhet nga strukturat dhe simpatizantët se ai ka përdorur djersën, sakrificat, mundin e madje dhe gjakun e atyre demokratëve që janë përballur me bandat e Edi Ramës vetëm për të rritur vlerat e marrëveshjeve që bën me të! Sulme të tilla vetëm sa më përforcojnë bindjen se Edi Rama ka filluar ta ndjejë erën e humbjes në Qarkun e Durrësit dhe se deri ditën e zgjedhjeve duhet të dedikojmë çdo shqisë, energji dhe mundësi për të rikthyer Durrësin në bastion të demokracisë për realizimin e misionit të Shqipërisë Madhështore! Mbetem i përkushtuar në realizimin e misionit tonë si ekip për ndryshimin e qeverisjes së vendit."

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Krutani: 09/04/2025 22:17

    Mirë e ke sevjen nga një familje komunistësh o Ndoj.Je turpi i profesionit të prokurorit.A je pronar i kamufluar i lokalit tek tynelet në Krastë të Krujës, ku dhe fute përçarie dhe der në familje???Po fotokopijot e materialeve në mokinën ku të vdiq një djalë iri në vëndin tënd e të rummit???Ti je kthyer në një kriminel.

    Përgjigju
  • iliri: 09/04/2025 14:07

    KUR NUK E KAPI PLUMBI ATEHERE KUR I BENE ATENTAT,,,DO KISHTE SHPETUAR VENDI NGA NJE PLEHRE....

    Përgjigju
  • Ueeee: 09/04/2025 13:16

    Nami komplet, ky o rameeee o rameeeee, mendova mos bente kallzim per ndonje gjiknur a ndonje balluku a ku di une sa jane rilindasit ne terren duke bere namin….ky lulja ja kercet ndojes ahahhahahahahaha

    Përgjigju
  • Gimi: 09/04/2025 12:22

    Bravo Basha, te pakten denoncoi keto pseudo berishian

    Përgjigju
  • Arben: 09/04/2025 11:43

    Kujton Basha se pastrohet nga morrat e kenetes me keto veprime, vetem sa per te mbledhur ndonje vote plus! Por kot e ka! Te gjithe e dine se Basha eshte njeriu i Saliut!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?