Sot portal i familjes Berisha bëri të ditur se Partia Demkratike paditi në gjykatë për shpifje Kryetarin e Bashksië së Tiranës, Erion Veliaj, duke kërkuar denimin e tij për shpifjet e përsëritura kundër Kryetarit të PD, Lulzim Basha. Padia penale argumenton se ''Erion Veliaj, si drejtues i fushatës së PS për Tiranën, ka bërë 3 akuza konkrete, duke shpifur për kundërshtarin politik, me qëllim që t’i dëmtojë imazhin zotit Basha. Padia konsideron si 3 shpifje të Erion Veliajt akuzat se: 1)Kryetari i PD u bë me 4 shtëpi gjatë tërmetit dhe pandemisë, 2) Kryetari i PD ka përfituar gjatë periudhës së fatkeqësisë, 3) Kryetari i PD ka ndërtuar kate pa leje".
Në fakt akuzat kanë qenë edhe më të rënda, si për shembull që është tërhequr nga protestat te Astiri pasi ka përfituar një makinë 130.000 euro nga një nga kontrakorët, ose që kunati i tij u pasurua falë ''gjobave politike” të vendosura nga PD, akuza që nuk dalin në listat e deklaratave që Basha i konsideron shpifje. Megithatë është e drejtë e Lulzim Bashës të kërkojë ndërhyrjen e arbitrit, pra të gjykatë, për të vërtetuar apo jo akuzat.
Edhe pse, të shohësh Partinë Demokratike që bën padi për këto tre shpifje të bën përshtypje pasi vetë Partia Demokratike e ka ndërtuar ekzistencën e saj politike mbi qindra e mijëra shpifje. Dhe jo vetëm kundër kundërshtarëve politikë por edhe kundër gazetarëve, policëve, analistëve dhe qytetarëve të thjeshtë, fajtorë vetëm se nuk i përkasin “oborrit” të PD-së. Të shohësh PD-në që bën tre padi për shpifje është sikur të shohësh një serial killer që paraqitet në polici për të denoncuar vjedhjen e portafolit të tij. Fakti që Lulzim Basha reagon se ndjehet i fyer megjithatë është një shpresë, sepse nëse është vërtetë i pafajshëm, do të mund të provonte në lëkurën e vet se ç’do të thotë të shpifet.