HEC-et ‘shtylla kurrizore’ e programit të PD! Basha ‘korrigjon’ gabimin me bursën e energjisë (VIDEO)

27 Shkurt 2021, 10:17| Përditesimi: 27 Shkurt 2021, 15:24

  • Share

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, mblodhi sot në një takim Përfaqësuesit e Shoqatës së Energjisë së Rinovueshme, ku nënvizoi edhe një herë fokusin tek shfrytëzimi i mëtejshëm të burimeve hidrike, pra ndërtimin e hidrocentraleve.

“Pa diskutim energjia hidrike mbetet shtylla kurrizore e sistemit energjetik shqiptarë, por jam i bindur që me pasurimin e burimeve dhe diversifikimin e tyre, në veçanti sa i përket energjisë diellore edhe asaj eolike, do bëjmë të mundur që edhe vlerën e energjisë hidrike ekzistuese dhe asaj në të ardhmen ta shumëfishojmë dh eta bëjmë që të punojë për ekonominë shqiptare”, tha Basha.

Basha kërkoi nga prodhuesit që të jenë aleatët e tij, për të çuar përpara sektorin e energjisë, për të ulur importin dhe për të rritur punësimin.

“Me një kërkesë të vetme ndaj jush, të jeni aleatët e mi, qeverisë, qeverisjes së ardhshme dhe shqiptarëve në atë mision, të rritjes së punësimit, të rritjes së konkurueshmërisë, të diversifikimit të eksportit shqiptar, eksportit të energjisë po kështu. Si aleat për të bërë të mundur që së bashku ta zhvillojmë këtë sektor i cili do ta bëjë Shqipërinë më të pastër, energjinë më të pakushtueshme, biznesin më konkurrues. Ku ju do t’u shohim si aleat për të bërë të mundur që së bashku ta zhvillojmë këtë sektor i cili do ta bëjë Shqipërinë më të pastër, energjinë më të pakushtueshme, biznesin më konkurrues dhe si rezultat do të jetë një nga levat e fuqishme të objektivit tonë për 110 mijë vende pune në katër vitet e mandatit tonë të parë”, u shpreh Basha.

Kryedemokrati e vuri përsëri theksin tek liberalizimi i tregut të energjisë, ku nuk nguroi të korrigjonte edhe gabimin për bursën e energjisë, pasi nuk premtoi ngritje të saj por akuzoi qeverinë se dështoi në këtë drejtim.

“Ne do ta reformojmë këtë sektor duke bërë liberalizimin e vërtetë të tregut, jo atë në letër që na tundte virtualit edhe para dy ditësh kjo qeveri që dështoi me bursën e energjisë”, pohoi Basha.

Nëpërmjet programit të tyre, kryetari i PD-së tha se përfitojnë qytetarët dhe investitorët.

“Ne kemi humbur mundësi të jashtëzakonshme. Mundësi për të zhvilluar sektorin, mundësi për të investuar, mundësi për të përqafuar avancimin e shpejtë të teknologjisë. Dhe si rezultat i kësaj kush ka humbur? Keni humbur ju, sektori juaj, investitorët, ka humbur sipërmarrja shqiptare që paguan koston më të lartë të energjisë në rajon, dhe humbësi fundor por më i madh është qytetari shqiptar, është familja shqiptare. Ka humbur dhe shteti miliona, dhjetëra miliona, qindra miliona, që do t’i përfitonte drejtpërdrejtë dhe indirekt nëse nuk do të ekzistonte kjo situatë. Kush ka përfituar? –një grusht të korruptuarish”, pohoi ai.

Pjesë e programit është edhe pagesa e energjisë me dy fasha, ku të gjitha familjet që konsumojnë deri në 300 kilovat orë në muaj do të paguajnë më pak, ndërsa pjesa tjetër me çmim normal, vendim ky i aplikuar deri në 2013, e që u anulua nga qeveria Rama në vitin 2014, me argumentin se ishte abuziv.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 28/02/2021 01:49

    Cfare liberalizim tregu energjie propozon o gomar?! Texas e ka tregun e energjise te liberalizuar,e ke marre vesh sa do te paguajne shume nga ata texanet per ato dite qe paten probleme me motin?CNN thote qe ka patur raste qe u kane ardhur tarifat per elektrikun edhe 6000 $ e lart/familje.Jane ne gjendje shqipot te paguajne 1/2 e kesaj shifre,sepse keto sjell liberalizimi i tregut?Cmimet mund te ulen,por dhe mund te ngrihen.Pastaj c'dreqin do me HEC,nuk te mjaftoi sa i shkaterrove lumenjte,por do qe t'i shkaterrosh fare.E di more gomar qe HEC e zvogelojne e ngadalsojne prurjen e lumenjve ne det dhe shume shpejt Adriatiku ka per te gllaberuar dhe ate pak rrip rere qe shpetuar nga pallatet qe i lejoi Sala me shoke.Sa per prodhusit e energjise ,sigurisht qe do jene me ty,se ti do t'ua legalizosh e bekosh krimin natyror qe do t

    Përgjigju
  • nehati: 27/02/2021 21:43

    O LYL vetem budallalliqe flet, the se ne Tirane do te ndertoje TRAMPIN dhe ndertove TRAPIN, Sa per energjine po te them kush i ndertoi hecet ne Valbone dhe a ke b*the qe ti prishesh se per te prish jeni njisha por ato nuk i prish dot se i ka baba jot Berisha.

    Përgjigju
  • tironci: 27/02/2021 16:45

    Bravo Lulo keshtu vazhdo lej ca tjone keto poshte se smorin vesh bolet, gjithe bota do energji te paster

    Përgjigju
  • agim: 27/02/2021 15:32

    Ja keni pa lejuar ne Lugien e Valbones 11 cope4 hajdutit Ulaj,ja anulloj Rama nja 9 ju rikujtoj ju zoti BASHA SE ATY Ato 9 munden ti riketheni e ta shkatrroni ploitsisht edhe Valbonen se tjeter vende pa u shkatrruar nga ju ska mbete

    Përgjigju
  • Hec: 27/02/2021 15:22

    Nuk ka mbet me lum e perrua per Hec ju e shkaterruat natyren e bukur shsiptare dhe tani premtoj se fo vazhdoj ta shkaterroj perfundimisht, turp s keni por as pergjegjesi . Program leshi me te preshin fo maresh

    Përgjigju
    • George: 27/02/2021 16:26

      Bravo!e E Vertet!

  • Pomopo: 27/02/2021 14:54

    Keta kur ishin ne pushtet larguan kompanite per energjine eolike se donin te benin leke vetem keta. Plerat e pd. Hajdute te lindur

    Përgjigju
  • Haha: 27/02/2021 13:34

    Po kete temin di vesh ne pune o Bashe? Bravo kemi shprese per ndryshim.

    Përgjigju
  • robi: 27/02/2021 12:33

    Hej mor popull nuk e merrni me mend se cfare mirqenje do ti vije ketij populli me 26 prill. Qielli do mbushet me avione qe do hedhin thase me euro ne ajer dhe shqiptaret me thase ne dore do mbledhin paret e Sudes horoskopike leshelike babaxhike , mezi po presim 26 prillin. Bleni thaset o shqiptare se do bohena milionere te gjithe. Keshtu ka menduar tabakhonja e Tirones dhe doktoresha fallxhore e perralles me 5 pika.

    Përgjigju
    • LORA: 27/02/2021 13:53

      Lul-holandezi nuk mban pergjesi se mund te kete ne truallin tone trushkulur edhe njerez pa nder qe mund t'a besojne.Ai e ka bere te veten,,,rekordet e tij,te gjitha kriminale dhe antishqiptare ulerijne per ndeshkim. Tung.

  • Endri: 27/02/2021 12:10

    O mashtrues. Nuke genjehemi nga ti jo se je shalqi me prove. Une te pakten jo njehere

    Përgjigju
  • Vlora: 27/02/2021 10:51

    Du bist dummes

    Përgjigju
  • Mevlani: 27/02/2021 10:33

    Car thot ky neandertali i sapo permenur. Po pse nuk nrite ne Tiran nonj pik per energji te renovushme. Sa erdhe ne 2011 deri sa kishe salen e kishe regullu ket pun. Shko e fli or shoku Lulzim se sje per pun ti po per gjum.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?