Kreu i PD Lulzim Basha

Basha pas takimit me mjekët e ardhshëm: Kolapsi i shëndetësisë po i përzë nga vendi! Premtimi për shëndetësi falas, një mashtrim

24 Dhjetor 2020, 17:09| Përditesimi: 24 Dhjetor 2020, 17:11

  • Share

Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar pas takimit me mjekët e ardhshëm që zhvilloi më parë ditën e sotme, duke shkruar se ata nuk duan të ikin nga Shqipëria, por sipas tij kolapsi i shëndetësisë po i përzë nga vendi.

"Mjekët e ardhshëm shqiptarë nuk duan të ikin nga Shqipëria, por kolapsi i shëndetësisë po i përzë", shkruan Basha.

Ndërkaq Basha ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se sipas tij premtimi për shëndetësi falas rezultoi një mashtrim.

"Premtimi për shëndetësi falas rezultoi një mashtrim, një pabesi për shqiptarët. Spitalet kanë kolapsuar, mjekët nuk paguhen, nuk mbrohen, ilaçet janë të shtrenjta e të pasigurta", vijon më tej kreu demokrat.


Lajmi kryesor:

Basha me studentët e mjekësisë: Shqetësim, mungesa e praktikave! Gjatë qeverisë time shpërblimi do jetë 1200 euro për mjekët, 700 euro për infermierët (VIDEO)


Komento

Komente

  • Bledi: 24/12/2020 19:38

    Sa e mire kjo kacurelja bjonde.mmmmmm

    Përgjigju
  • fisheku: 24/12/2020 17:29

    Qe mjeket kudo neper bote emigrojne per kushte me te mira jetesore dhe sigurisht pagese, dhe shume faktore te tjere qe e bejne jeten e tyre me te mire ka qene eshte dhe do te jete edhe sikur zoterote dhe cdo pushtet qe te vije nuk e ndalon dot. Se dyti nuk jane rrogat premtime politike, nuk e kuptoj se kur do te behen shqiptaret njerez dhe te mos besojne budallalleqe te tilla merru me ekonomiste qe keni ne rradhet e tuaja dhe pershtatja e rroges behet ne baze te faktoreve ekonomike te ndryshem nga inflacioni e me rralle.Po the do te ju rrisim rrogen ti nuk u fal atyre asgje por ju tregon pse dhe ngase do te rrisni rrogat e tyre.Behuni me serioz dhe mjaft me genjeshtra

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?