Lulzim Basha ne takim me banorët në Milot

Basha: PD mbështet SPAK për të çuar para drejtësisë të gjithë të korruptuarit! Projektligji për vetingun, mundësi për të pastruar politikën

7 Nëntor 2023, 11:59| Përditesimi: 7 Nëntor 2023, 17:54

  • Share

Kryetari i PD Basha zhvilloi sot një takim me banorë të Milotit ku theksoi mbështetjen  dhe inkurajon SPAK në përpjekjet e tij për te çuar para drejtësisë  të gjithe ata që kanë abuzuar me fondet publike.

 “Shqipëria ka mundësinë për një ndryshim të vërtetë dhe kjo bëhet duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe duke vënë në jetë vetingun e politikanëve ” tha Basha.

Ai theksoi se korrupsioni është shkaktari i varfërisë dhe emigrimit masiv të shqiptarëve dhe për këtë arsye, ai tha se PD mbështet dhe inkurajon SPAK në përpjekjet e tij për te çuar para drejtësisë  të gjithe ata që kanë abuzuar me fondet publike.

Kryetari i PD, Lulzim Basha, në këtë takim u ndal edhe tek projektligji për vetingun. Sipas Bashës, "dy janë parimet që zbatohen në këtë projektligj: i pari, ndiq paranë. Pra sipas kësaj nisme, paraja e korrupsionit, paraja e politikanit të korruptuar e fshehur në çdo lloj forme dhe mënyre të mundshme, gjurmohet përmes instrumentave që i jepen autoritetit kundër luftës së korrupsionit. Thënë ndryshe, një ILDKP e reformuar dhe e fuqizuar".

"Duke votuar ligjin për vettingun e politikanëve, le t’i tregojmë shqiptarëve se kush janë politikanët e korruptuar, që duhen larguar e të lënë mandatin e tyre. Kush janë politikanët e lidhur me krimin, nuk mundet më të qëndrojnë e të mbrojnë interesat e publikut, por në fakt po mbrojnë interesat e atyre që i kanë sjelle. Të pastrojmë politikën për t’i dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve një politikë të pastër nga korrupsioni dhe nga lidhjet me krimin e organizuar” theksoi edhe njehere Basha.

Ora 17:39
Projektligji për vetingun, Basha: Mundësi për të pastruar politikën

Kryetari i PD ka komentuar sot projektligjin e propozuar prej tij për vetingun e politikanëve, luftën që SPAK po bën ndaj korrupsionit dhe marrëveshjen për emigrantët.

Vetingu i politikanëve për kryetarin e PD, ështe  mundësi për të pastruar politikën dhe për të dëshmuar kush janë politikanët e korruptuar e kush jo, kush janë politikanët e lidhur me krimin e kush jo.

“Projektligji që është depozituar dje, është projektligji për vettingun e politikanëve, pra ajo që ka ndodhur prej vitesh me gjyqtarët dhe me prokurorët, me punonjësit e policisë dhe me punonjësit e gardës, tani do t'i nënshtrohen dhe politikanët. Çfarë do të thotë? Do të thotë kontroll i përvitshëm i pasurisë së politikanëve, familjeve dhe rrethit të tyre shoqëror, me parimin ndiq paranë. Pra, për të konfirmuar që pasuria është e justifikueshme dhe e ligjshme, do të bëhet kontrolli i plotë dhe i detajuar i 140 deputetëve, 61 kryetarëve të bashkive, anëtarëve të qeverisë të zgjedhur me mandat kushtetues dhe një sërë drejtorësh të rëndësishëm të shtetit. Aspekti i dytë i projektligjit për vettingun e politikanëve, ka të bëjë me kontrollin e lidhjeve të papërshtatshme siç e quan kontrollin e gjyqtarëve apo të prokurorëve ose më mirë të themi lidhjeve me krimin e organizuar. Dhe për këtë, çdo politikan, çdo vit, duhet të vetëdeklarojë që nuk ka kontakte të papërshtatshme me botën e krimit. Kjo deklaratë pastaj kontrollohet nga autoriteti për luftën kundër korrupsionit, që është ILDKP e reformuar, që do bëjë edhe kontrollin e pasurisë, edhe kontrollin e pastërtisë së figurës. Për këtë të dytën, merret informacion nga shërbimet inteligjente, nga policia e shtetit, nga SPAK dhe nga BKH-ja.”

Duke u ndalur tek lufta kunder krimit të organizuat dhe korripsionit, Basha tha se ai dhe PD i japin mbështetje të plotë SPAK. Bash aka thënë se kush ka abuzuar me paratë dhe besimin e qytetarëve duhet të japë llogari.

“SPAK-u është mandatuar nga parlamenti i Shqipërisë, nga shqiptarët për luftën ndaj korrupsionit në nivele të larta. Ndaj në raport me SPAK, nuk duhet të ketë asgjë tjetër përveç mbëdhtetje totale politike nga ato parti politike dhe nga ata përfaqësues të qytetarëve të cilët me të vërtet mbështesin opinionin publik. Mbështetja pa kushte për punën e SPAK-ut, është mbështetje për pastrimin e politikës nga korrupsioni dhe luftën kundër krimit të organizuar”.

Sa i përket marrëveshjes për emigrantët, Basha tha se duhet transparencë urgjente. Interesi kombëtar është prioritet, duke paralajmëruar edhe dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të kësaj marrëveshje nëse ajo bie ndesh me Kushtetutën e vendit.

“Sot Partia Demokratike ka dorëzuar një kërkesë për interpelancë me zotin Rama, për të shpjeguar para shqiptarëve këtë rrufe në qiell të hapur. S'ka pasur asnjë indikacion, asnjë tregues, që tregon se Shqipëria përmes qeverisë së saj, ishte e gatshme të merrte refugjatë të paligjshëm në territorin e vet. Përkundrazi, ka reagime publike të zotit Rama që në Shqipëri nuk do të ketë kampe refugjatësh, dhe papritur kemi këtë angazhim i cili merret në titull personal, pa asnjë debat publik, pa asnjë diskutim me qytetarët, pa snjë diskutim me përfaqësuesit e qytetarëve në parlamentin e Shqipërisë. Interpelanca ka për qëllim të ofrojë transparencë, çfarë po bëhet, me çfarë kushtesh po kërkohet të merren këto njerëz, çfarë kushtesh ofron Shqipëria, pse po bëhet kjo?

Por e gjitha ka një kontekst shumë të dhimbshëm, ndërohë që shqiptarët largohen, ndërkoh që kjo qeveri përzë shqiptarët, nga ana tjetër po kërkon të mbush vendin, apo të mbush kampet me emigrantë të paligjshëm. Në një vend ku sundimi i ligjit është problematik dhe ku prania e emigrantëve të paligjshëm mund të kthehet në një burim rreziku për interesat e qytetarëve shqiptarë, e më tej burim rreziku për emigracionin e paligjshëm drejt Bashkimit Europian. Nuk do të mjaftohemi vetëm me interpelanca, ndërkohe që do marrim informacionin e nevojshëm, do të përgatisim që këtë çështje ta dërgojmë edhe në Gjykatën Kushtetuese. Askush nuk mund të marrë vendime të tilla, pa u konsultuar me shqiptarët, qoftë përmes institucioneve, por pse jo edhe përmes referendumeve", shprehet Basha në deklaratën e tij.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • altin: 08/11/2023 03:04

    ti e kw dosjen ne prokurori o zagar i saliut..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?