Lulzim Basha

Politikë

Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre

24 Nëntor 2024, 18:20| Përditesimi: 24 Nëntor 2024, 18:26

  • Share

Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë ka komentuar takimin e kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë sot (24 Nëntor) në Londër. 

“Turp e faqja e zezë për Edi Ramën e Sali Berishën”, e cilësoi Lulzim Basha, duke sulmuar lidershipin e të dy partive më të mëdha, mazhorancës dhe opozitës, me një postim sot në rrjetin social Facebook. 

“Në Shqipëri bëjnë pazare me njëri-tjetrin për interesa të tyre dhe jashtë vendit, siç ndodhi sot në Londër, nxisin dhunë e përplasje mes shqiptarëve”, shprehet Basha ndër të tjera, duke komentuar edhe antimitingun e opozitës para godinës ku do mbahej takimi i kryeministrit me Diasporën.

Më tej theksoi se “ata kanë interes vetëm pushtetin e tyre”, të cilin “e duan me çdo çmim edhe mbi gjakun e shqiptarëve me shpresën se do t’i shpëtojnë llogaridhënies para ligjit”.

“Pamjet e sotme të përplasjes mes shqiptarëve në Londër janë drithëruese. Këto pamje të shëmtuara duhet të marrin fund dhe shqiptarët të ndërgjegjësohen që të mos përdoren si mish për topat e pushtetit të Edi Ramës dhe Sali Berishës”, tha Basha.

Postimi i Lulzim Bashës sot

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rema: 24/11/2024 21:07

    Po ky nga ha miza...

    Përgjigju
  • Babuli Tanguli: 24/11/2024 19:49

    O lul basha me brek tē trash ti kur ze Sali Berishēn me goj laje gojēn tate mor surat patate. Ti sdi tabelēn e shumzimit e ti bo politik o hipolit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?