Lulzim Basha nuk ndalet në përdorimin e fëmijëve dhe të dhimbjes së qytetarëve për qëllime politike. Këtë radhë ka përdorur një video të tre viteve më parë, ku një kryefamiljar tregon jetën e tij të vështirë dhe të varfër. Familja që atëherë është ndihmuar nga donatorët dhe kryefamiljari thotë se ndjehet mirë, është në punë dhe fëmijët janë në shkollë. Në videon e publikuar nga kryeministri Edi Rama nuk ka komentuar por e lënë që rrëfimin e kryefamiljarit ta gjykojnë vetë qytetarët duke u thënë të kenë kujdes nga helmi i dizinformimit.
Vetë kryefamiljari Agim Qosja thotë se Lulzim Basha nuk mund të bëhet kryeministrit duke abuzuar në këtë mënyrë. Prandaj ai këmbëngul se do ta hedhë në gjyq Bashën pasi ka abuzuar me fëmijët e tij të mitur, duke përdorur një video të tre viteve më parë. Ndërkohë që gjendja e kësaj familjeje ka ndryshuar rrënjësisht!
"Nuk mund përdoren për qëllime politikë, një video e dy jetimëve. Si mund të bëhet Kryeministër një person që merret me dy jetimë? Këtë do e ndjekë edhe në rrugë ligjore, do padisë Bashën pasi kjo nuk është më gjendja ime reale që kur shtëpia në është rikostruktuar nga Elvis Naçi dhe nga komuna na kanë ndihmuar me librat e fëmijëve sot dhe vetë jam në punë. Nuk është politikan një njeri që merret me jetimet dhe video të së kaluarës. Jam ndjerë shumë keq dhe nuk dija gjë. Më thotë një shok që është publiku fëmija dhe u habita pasi ajo është shumë kohë më parë. Më ka rikthyer në mendje një gjë shumë të hidhur për mua dhe fëmijët, në një kohë që unë luftoj e punojë që fëmijët ta harrojnë atë periudhë të vështirë dhe këto ma rikujtojnë", tha kryefamiljari Agim Qosja.
Dy ditë më parë kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar në rrjetin e tij social një video të një babai, i cili shprehet se nuk ka pasur mundësi ekonomike as për t’i blerë vajzës së tij librat shkollorë dhe se jetojnë në gjendje të mjerueshme. Gjatë denoncimit, Basha tha se fajin e ka Ram me dështimin e tij prej 8 vitesh në qeveri, duke premtuar se me ardhjen e PD-së në pushtet do të vijë një e ardhme më e mirë për Shqipërinë.
Basha duhet te hidhet ne gjyq VETEM sepse e ka perdorur kete video per qellime politike, pa verifikuar gjendjen e tanishme te familjes.Sa per faktin pse i ka nxjerre femijet apo gjendjen e dikurshme,me pare duhet te merresh me Elvis Nacin dhe YOUTUBE.Nese ke rene dakord me E.Nacin qe ceshtja jote te transmetohej ne TV,dhe indirekt ne YOUTUBE,atehere ke humbur te drejten e privatesise te jetes.Nese Naci kur ka bere emisionin i ka mbuluar fytyrat e femijeve,por Basha nuk i ka censuruar,atehere ke te drejte VETEM per kete pike ta hedhesh ne gjyq.Mund te hedhesh ne gjyq dhe Nacin qe ja ka dhene,o shitur,por s.d.q.kur del ne mediat vizive,pamjet e familjes tende do jene pergjithmone ne internet,dhe mund te t'i perdore kushdo dhe hiqen vetem me urdher gjyqi.Eshte shume e komplikuar.
PërgjigjuNga 4 vilat e tij, tallet me kkte familje te dhembshur, qe vellezer shqiptar e kane ndihmuar...po sa njeri i ulet duhet te jesh te besh kete? Ik ne holland dhe na ler rehat, o plehre
PërgjigjuPër të mirën tonë politikanët tanë po tregojnë sa shumë na duan fytyrën e vërtetë të injorancën që kanë, tashmë e dimë mirë se kush janë, kanë 80 vite që janë në pushtet lojërat e tyre janë të njëjta, epo lulkuqet mbi mur e rrëzuan murin s'janë më jetimë kanë tashmë vëllezërit e tyre anembanë botës që ju i detyrat të zhduken nga Shqipëria
PërgjigjuPupupupu prape luli. Po foli more dikush shpiegojini qe duhen verifikuar faktet, duke marre leja e personit e mbi te gjitha cfare behet publike mbetet gjithmone dhe nuk genjehet me to
PërgjigjuBasha tarravole dava legen i shpuar.
PërgjigjuDava ordiner lul pederi.hifhini me zhive ne kafe te shkoj ne te somes ci do kta mostra. Dhe hudhe ne gjyq kerkoji demshperblim sa te doj kokra e qefit deri ne strazburg coje ate ordiner
Përgjigju