Politikë

Basha përsërit mesazhin e djeshëm: Kjo Qeveri, e lidhur me mafian! Boll më, kupa është mbushur

26 Janar 2021, 10:27| Përditesimi: 26 Janar 2021, 10:30

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, edhe mëngjesin e sotëm ka shkruar për ato që ai i quan lidhje të Ramës me mafian.

"Boll më: Kupa është mbushur! Në vend që të kujdeset për njerëzit, Rama dhe marionetat e tij janë lidhur me mafian për të shtuar pasuritë e tyre, dhe çmimin e paguajnë shqiptarët. Boll më: kupa është mbushur", shkruan Basha.

Edhe ditën e djeshme kreu i PD-së shkroi për të njëjtën ccështje. Ai kritikoi qeverinë e Ramës, e cila sipas tij është i lidhur me krimin. Ai premton se me ardhjen e tij në pushtet qeveria do të jetë në shërbim të qytetarëve.

Për Bashën, 25 prilli do të jetë dita e ndëshkimit të kësaj qeverie.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?