Jo shumë kohë më parë u iniciua Federata e Mjekëve shqiptarë në Europë dhe kjo është përshëndetur nga kryetari i opozitës Lulzim Basha.
Basha ka publikuar një video të mjekëve që janë anëtarë të kësaj Federate dhe shpreh mirënjohjen për këtë iniciativë humane.
Basha deklaron se kjo Federatë do të jetë nesër burim i ekspertizës shqiptare dhe europiane me të cilën do të ngremë në këmbë sistemin tonë shëndetësor.
“Mirënjohje mjekëve shqiptarë anembanë Europës për këtë iniciativë humane për të dhënë ndihmën e tyre, edhe pse punojnë e jetojnë jashtë Shqipërisë. Urimet më të përzemërta dhe suksese Federatës së sapoformuar të mjekëve shqiptarë në Europë. Nesër ajo do të jetë burim i ekspertizës shqiptare dhe europiane me të cilën do të ngremë në këmbë sistemin tonë shëndetësor”, shkruan kryedemokrati në rrjetet sociale krahas videos.
Basha Basha Basha ... Saluanji... Balliu... Strazimir....Gaz Gerrneta... Paloqja...Nard Noka .... hahaha kofederata e hale SHQUP-it
Përgjigju