Propozimi i Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike për t’i dhënë 20 mijë eurove familjeve që lindin fëmijën e tretë dhe dy mijë euro prindërve për fëmijën e parë, ka sjell mjaft reagime.
Në ‘Përballje’ në Report Tv u diskutua me aktivistët dhe ekspertët se sa real dhe i mundshëm është një propozim i tillë. Ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi shprehet se duhen parë mjaft shtresa shoqërore që janë në nevojë si pensionistët apo personat me aftësi të kufizuar.
'Janë të vështira për tu siguruar këto të ardhura. Çështja është që po flasim për të ardhura publike që do shkojnë nga taksapaguesit tek këto familje. Ku do gjenden këto para? Ka dhe familje në nevojë, në varfëri absolute. Është një problematikë që duhet parë. Duket pak e vështirë për të siguruar dhe e parealizueshme. Duhen parë dhe personat me aftësi të kufizuar, pensionistët', tha Radonshiqi.
Aktivistja Suela Koçibelli e shikon këtë propozim edhe një lloj talljeje.
'Mendoj se është përtej logjika e thjeshtë nuk e përballon. Familjet e reja kanë nevojë për suport. Por nga ana tjetër duhet të jemi realist. Duhet të dilte me një analizë të mirëfilltë të buxheteve aktuale. Mbeten fjalë në ajër. E shoh dhe si individ që nuk është përfshirë fare. Më duken sikur po tallen. A premtohet gjithnjë kështu në ajër? Ky popull nuk është kaq i pashkolluar sa të mos kuptojnë. E kuptoj se është fushatë. Dhe nuk i monitoron kush. Duhet të ketë dhe baraspeshë reale. Si një familje? Sa të ardhura kemi në fund të muajit dhe ku do shkojnë. Duhen masa suportuese reale. Kemi dhe shumë hallka që janë ndërprerë, tani kalojmë tek ekstremi tjetër', shprehet Koçibelli.
Sakaq, aktivisti Gevio Tabaku në lidhje Skype thekson se bonusi i bebes nuk e zgjidh problemin, pasi duhen siguruar hallkat e ndryshme jetësore për të pasur një jetesë optimale për këta fëmijë.
'Bonusi i bebes është mekanizëm e nevojshëm. Ekziston por është pamjaftueshëm. Deklarata e Bashës është e bukur por e vështirë realizimi. Në 2023 kemi 23.6 mijë lindje. Do na duan 6.2 milion euro. Për 3 bebe, sikur 20 % shkon kostoja 94..4 milion euro. Kosto e madhe dhe e vështirë për tu përballuar. Por mendoj se jo vetëm bonusi i bebes e zgjidh. Ne problemin nuk e kemi vetëm të mbajmë njerëzit në vend, nuk kemi të saktë sistemin shëndetësor, arsimor. Kemi korrupsion të lartë.
Nga pikëpamja ekonomike, që duhet të suportojë dhjetëra porgrame janë shifra të larta. Mendoj se është pozitive që flitet për ndryshime të kësaj formë, që ka qasje për ta bërë të mundur këtë formë. Shqipëria ka emigrim masiv. Kemi nevojë për masa -për të mbajtur njerëz brenda vendit. Kemi nevojë për politika të tilla, por të jenë pak më realiste', u shpreh Tabaku.
Radonshiqi shton se ato para mund të harxhohen brenda vitit nga familja për nevojat e ngutshme.
'Mund të kthehet në kaos të madh sepse shqiptarët duan të bëjnë fëmijën e tretë për të marrë 20 mijë eurot. Prindërit nuk është se do ti shkojnë afatgjatë për fëmijën. Do ti harxhojnë brenda vitit.
Jemi në vendet e fundit të rajonit për bonusin e bebes. Edhe Kosova Maqedonia janë shumë më lart se ne dhe kostoja e jetesës sonë është më e lartë se e tyre', thekson Radonshiqi.
Koçibelli nuk e shikon një politikë të qëndrueshme për shoqërinë propozimin e Bashës.
'Nuk hyn tek politikat e qëndrueshme. Nuk siguron atë që duhet të sigurojë një politikë', nënvizon Koçibelli.
Më tej, Tabaku e shikon si një bumerang bonusin.
'Kam merak se do na kthehen kjo nisëm si bumerang. Bëhesh me 20 mijë euro dhe merr avionin dhe ikën .duhet kthyer në debat si trajtohen sot familjet e reja me fëmijët që sjellin në jetë. Nuk i duhet familjes ai lek nëse do kishte shërbimet e tjera në formën e duhur. Nder do ishte nëse ingranazhet e shtetit do bënin detyrën', tha Tabaku.
Nuk ka rendesi sa femije lind,por sa eshte kostoja e pervitshme e tyre.Basha por dhe Rama me bonuset e tyre thone beni femije qe te merrni bonus,pastaj se c'ndodh me jeten e bebes qe kthehet ne femije e me vone adoleshent e me lart,ku te kemi pare, thone.Para ca kohesh ne U.S u be nje studim e doli qe per here te pare kostoja e rritjes se nje femije ja ka kaluar asaj se qirase.Politikanet tane premtojne bonus vetem qe te linde femija,por se c'ndodh me vone me te,as bejne fare plane. Keta femije do t'i rrise familja e shoqeria,nese do te vazhdojne te jetojne ketu,nuk jane zogj qe i lind qyqja,por per te cilet kujdesen te tjeret me vone.
PërgjigjuShqiptarët nuk po bëjnë fëmijën e parë. Ky thotë bëj 3 të marrësh 20 mijë eurot e Sudes.
PërgjigjuPrigrami i Lul Bashes nuk eshte per e rtogat qe po mundohet te ngrihet dita dites,por per zvicrren! Pale Tabaku qe mbahet si ekonomisye ben ndonje nderhyrja koti se kaq kapacitet ka kur permend bonusin prej 20000 euridh qe eshte nje kapital per nje familje te thjeshte shqiptate. Me kete program ekonomik ku ulen taksat ( qe mbushin buxhetin) dhe rriten pensionet dhe rrigat PD e Lulit ,Saliut dhe Tabakut nuk vjen ne pushtet per 100 vjet.Shehaj si njeri pa formim intelektual thonte ne diten e themelimit te partise se tij ,qe Rama nuk lejon rotavionin.Demokracia eshte vote e lure e popullit dhe jo leje nga Rama qe neser do te jete nje njeri i thjeshte si te gjithe te tjeret ,por ne memorje do mbese Shqiperia e transformuar totalisht me mirat dhe te keqijat e saj.Turizmi eshte barometri i transformimeve te medha
Përgjigju