Kreu i PD Lulzim Basha dhe Kryeparlamentari i Turqisë, Mustafa Sentop

Basha pret kryeparlamentarin e Turqisë: Mirënjohje për ndihmën për rindërtimin pas tërmetit... do zgjerojmë marrëdhëniet ekonomike

4 Shkurt 2021, 20:42| Përditesimi: 4 Shkurt 2021, 20:51

  • Share

1612467850_9522753d99a146dbb2e8a2f006e3b7a9.jpg

Kreu i PD Lulzim Basha ka pritur sot në një takim të ngrohtë, Kryetarin e Asamblesë së Madhe të Republikës së Turqisë, Mustafa Sentop dhe delegacionin, që e shoqëron, në këtë vizitë zyrtare në Shqipëri.

Basha thotë se i ka shprehur Sentop mirënjohjen ndaj Turqisë dhe Presidentit Erdogan për ndihmën e madhe që i ka dhënë vendit tonë për rindërtimin e shtëpive të shkatërruara nga tërmeti dhe përballimin e pandemisë COVID-19.

Po ashtu, Basha vlerëson se në këtë takim ka shprehur vullnetin për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen midis vendeve, duke zgjeruar marrëdhëniet ekonomike që do të sjellin zhvillim dhe punësim për qytetarët shqiptarë.

“Pata kënaqësinë të pres sot Kryetarin e Parlamentit të Turqisë Mustafa Sentop. Shpreha mirënjohjen ndaj Turqisë dhe Presidentit Erdogan për ndihmën e madhe që i ka dhënë vendit tonë për rindërtimin e shtëpive të shkatërruara nga tërmeti dhe përballimin e pandemisë COVID-19.

Turqia është një mike e çmuar e Shqipërisë dhe e popullit shqiptar dhe ka qenë pranë nesh në momente të rëndësishme për vendin dhe kombin tonë, si anëtarësimi në NATO, ndërtimi i Rrugës së Kombit, pavarësia e Kosovës dhe fushata për njohjen e saj.

Shpreha vullnetin tim për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen midis vendeve tona duke zgjeruar marrëdhëniet ekonomike që do të sjellin zhvillim dhe punësim për qytetarët shqiptarë”, shkruan Basha.


Lajmi kryesor:

Kryeparlametari turk në Tiranë: Gati hapja e konsullatës në Vlorë, do të rrisim investimet në Shqipëri! Ruçi falënderon: Miku i mirë në ditë të vështirë


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?