Politikë

Basha prezanton kandidatët e 11 majit për Shkodrën: Rama-Berisha i vazhduan pazaret, shqiptarët ‘humbën’ 4 vite për interesa e tyre

16 Mars, 13:50| Përditesimi: 16 Mars, 17:46

  • Share

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha ka nisur prezantimin e kandidatëve për deputetë nga Shkodra. 11 kandidatët e listës së hapur që do të garojnë për qarkun e Shkodrës, Basha i cilëson si një bashkim vlerash dhe besimi tek programi që mbështet mbi të gjitha familjen, duke thumbuar familjen e tij politike, me të cilën rrugët tashmë i ka ndarë.

Ai theksoi se katër vitet e kaluara janë të humbura për demokratët dhe shqiptarët, pasi përpjekjet për të mbajtur një marrëdhënie të ngushtë me SHBA-në janë minuar nga një pjesë e opozitës dhe qeverisja aktuale.

Basha tha se shkaku i gjendjes ku ndodhet Shqipëria dhe situata e rënduar në vend është për shkak të korrupsionit të qeverisë, dhe sipas tij, shqiptarët nuk mund të humbasin edhe katër vite të tjera. Duke e cilësuar këtë qeverisje si më të korruptuarën në Ballkan, ai tha se duhet një ndryshim të menjëhershëm.

"Çfarë na ka bashkuar në këtë sallë? Mos jemi mbledhur për një individ? Mos jemi mbledhur për intersa personale, apo na ka mbledhur pazari, apo gjynahu, apo frika? Asnjëra prej këtyre. Në këtë sallë ndodhen sotë përfaqësuesit më të denjë të qytetarisë shkodrane. Ndodhen sot njërëz qëi ka bashkuar mbi të gjitha dhe para së gjithash dashuria, për Shkodrën, dashuria për Shqipërinë.

Prej katër vitesh kambanat e ndryshimit kanë rënë në shpirtin, në mendjen e çdo shqiptari, por vështirësia më e madhe për ta kthyer këtë ndryshim nga dëshirë në fakt, ka qenë mungesa e gatuar me duar ustallarësh të kaovicës, e një alternative të besueshme. Sepse ndryshe nga ne në këtë sallë që nuk jemi peng i asgjëje dhe nuk kemi pranuar Pazar për asgjë, për fat të keq të tjerët janë bashkuar e veçuar për interesa personale.

E para dhe kryesorja, ne na bashkon dashuria për vendin, dashuria për Shkodrën, për Malësinë e Madhe, për Vaun e Dejës, për Pukën e Fushë Arrëzin, na bashkon dashuria për çdo shqiptar dhe bashkë me të dhe një projekt shprese që është bazuar në vlerat tona, në vlera të cilat për një kohë të gjatë janë tradhëtuar, janë lënë mënjanë. Por sot gjejnë shprehjen në një program të përqafuar nga të gjithë ne dhe të hartuar nga ekspertë të cilët nuk vijnë me premtime boshe, por me zgjidhje reale, të cilat do të mundësohen nga përfaqësues real të qytetarëve, jo produkte kompromisesh. Nuk na bashkon pazari, pazare të pista si ata që e shitën Shkodrën para një viti dhe gjithë Shqipërinë.

Koha na dha të drejtë. Katër vite janë bërë, u përpoqëm t’i mbajmë demokratët në krah të aleatit tonë strategjik SHBA. Sepse ne e dimë në veçanti e djathta shqiptare e di, se pa aleatin tonë strategjik, Shqipëria dhe shqiptarët nuk mund të bëjnë asnjë hap përpara. Katër vite me radhë na thanë çna duhet Amerika, dëgjoni sot çfarë thonë, Amerika është partneri ynë strategjik. Nuk shkohet kund pa Amerikën. Nuk janë fjalët e mia, nzuk janë fjalët tuaja, nuk janë fjalët tona, janë qëndrimet tona të katër viteve. Por janë të atyre që për katër vite me radhë ju thanë demokratëve dhe shqiptarëve ç’na duhet Amerika, tani thonë Amerika është partneri ynë strategjik.

Pse katër vite të humbura? Katër vite kohë të humbur për shqiptarët, i shtrojnë vetes pyetjen pse? Sepse kjo është një kohë e humbur për opozitarët, për demokratët, për shqiptarët, për familjet e Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë, për familjet shkodrane që kanë marrë masivisht rrugën e emigrimit, për prindërit e tyre. Nuk është vonë për ata që kanë vazhdduar rrugën e pazarit në kurriz të Shkodrës e të shkodranëve. Kanë vazhduar të shumëfishojnë pasuritë e tyre, të ngrejnë kullat e tyre, të marrin lejet e tyre, të marrin tenderat nga qeveria e të japin objektet e tyre me qira qeverisë.

Koha na dha të drejtë dhe sot jemi para shqiptarëve,para shkodranëve që ajo që na bashkon janë këto vlera dhe vetëdija se shqiptarët nuk kanë më kohë të presin dhe katër vite të tjera. Një qeverisje gjysma e së cilës ka përfunduar prapa hekurave dhe gjysma tjetër e meriton të jetë aty, e do të jetë aty një orë e më parë. Qeverisja më e korruptuar e Ballkanit, shkaku i mjerimit, i vrasjes së shpresës, i padrejtësive i emigrimit masiv", u shpreh Basha. 

Ndryshimin me kundërshtarët, Basha thotë se demokratët euroatlantikë e tregojnë pikë së pari me mbështetjen ndaj drejtësisë së re, ndërsa ironizoi edhe listat e Edi Ramës dhe Sali Berishës.

“Nuk mund të jesh kundër korrupsionit me fjalë. Kundër korrupsionit mund të jesh vetëm me vepra. Dhe ne Demokratët Euroatlantikë, Koalicioni Euroatlantikë e kemi provuar se luftën kundër korrupsionit e kryejmë me vepra, me mbështetje konkrete ndaj SPAK. Një votë për ta, është një votë për ta, nuk është një votë për dikë tjetër. Nuk është një votë për vezët e Qyqes në listën e mbyllur. Nga i di unë vezët e qyqes, në fakt nuk i di unë por m’i tha dikush tjetër. Vezët e Qyqes janë ato që Qyqja i fut në foletë e të tjerëve, që ku të çelin pastaj t’i marrin vetë zogjtë", tha Basha. 

Në listën e hapur në Shkodër, Koalicioni Euroatlantik do të përfaqësohet nga emra si Xhevdet Amuli, Ramiz Çobaj, Elvisa Drishti, Arben Gjuraj, Naim Hasani, Anton Kokaj, Antonjola Kola, Valbona Lisha, Ervis Paçrami, Nikolin Radovani dhe Franc Shkëmbi.

SI.E./E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mara emigrante ne Itali: 16/03/2025 17:01

    O bojalli pse lodhesh kot nuk fiton ti more hajdut , vrases mos haro 21 Janarin 7×7 42 do ta ndrisesh vendin .Genjeshtrave te tua tani po u vjen fundi .do iki dhe dumani ashtu si iku dhe amerika .Mjaft u bere si klloun cirku .Po te del boja e flokeve o plere e pa riciklueshme .

    Përgjigju
  • Sapa: 16/03/2025 16:56

    Ky e quan veten me te mire se ata?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?