Pas 25 prillit, kreu i PD Lulzim Basha premton se do të hartojë kuadër të ri ligjor për pronën, duke shfuqizuar ligjin e vitit 2013, të cilin e ka konsideruar si një shpronësim të dytë të pronarëve të ligjshëm në Shqipëri.
Kështu u shpreh Basha ditën e sotme gjatë prezantimit të programit qeverisës për pronat. Prezantimin e këtij programi kreu i PD-së e nisi me një ndjesë ndaj të gjithë pronarëve për vendimet e vonuara të PD dhe problemet me pronat, por këtu shtoi se pas 25 Prillit, ndjesën për problemet e pazgjidhura do ta kthejnë në angazhime konkrete përmes kuadrit të ri ligjor.
Sipas Bashës, PD do t’i japë fund abuzimit me pronën në favor të një investimi publik. Ndër të tjera kryedemokrati premtoi se do të krijohet një agjenci ombrellë që përfshin të gjitha agjencitë që kanë në fokus pronën private dhe atë publike, e cila sipas tij do të bëjë edhe kontrollin antikorrupsion. Çështjet abuzuese që do të zbulohen nga kjo agjenci, ai tha se do të adresohen në SPAK. Ndryshim të sistemit, demokratët kërkojnë edhe për kadastrat. Basha tha se synohet hartimi i një harte unike kadastrave me mbulimin në gjithë territorin e vendit.
Ndërkaq ai theksoi se prona, liria dhe familja janë themel i një shoqërie që do të na afrojnë më shumë me Bashkimin Europian.
Kreu i PD Lulzim Basha gjatë prezantimit të programit të pronave, ka deklaruar se PD do t’i japë fund abuzimit me pronën në favor të një investimi publik. Mes të tjerash Basha tha se do të krijohet një agjencie ombrellë që përfshin të gjitha agjencitë që kanë në fokus pronën private, e cila sipas tij do të bëjë dhe kontrollin antikorrupsion.
“Ashtu si për çdo fushë tjetër edhe në këtë fushë qytetarët shqiptarë përballen me sorollatje nga një zyrë në tjetrën me arrogancën e pushtetin, me mungesën e koordinimit ndër institucional, me mohimin flagrant dhe harbut të së drejtës elementare të informimit dhe me korrupsionin në çdo nivel të administratës ku përballen për të zgjidhur çështjet e tyre të pronësisë. Me reformën tonë të derregullimit do t’i japim fund një situate paradoksale.
Mbi një mijë zyrtarë të shtetit mbajnë në xhep vula dhe kanë të drejtën e firmës për gjithçka që ka të bëjë me jetën e shqiptarit, që nga momenti që del nga shtëpia deri në momentin kur hyn në shtëpi, madje edhe brenda shtëpive të tyre.
Ne do ti japim fund sorollatjes të qytetarëve nëpër zyrat e shtetit, në kërkim të të drejtave të tyre legjitime të pronësisë të cilat shteti as nuk mund t’i tjetërsojë, as t’i fshehë, as t’i dhunojë, por ka detyrën ti garantojë. Në fokus do të jetë koordinimi i institucioneve shtetërore që merren me pronën si dhe thjeshtësimi në përputhje me praktikat më të avancuara Europiane i procedurave në lidhje me çështjet e pronës dhe reduktimi me qëllim zhdukjen e nivelit galoponte të korrupsionit që është një nga motivet kryesore pse kemi mbërritur në këtë pikë.
Krijimi i një agjencie ombrellë që përfshin të gjitha agjencitë që kanë në fokus pronën private dhe publike dhe kontrolli antikorrupsion brenda kësaj agjencie, adresimi i çështjeve të abuzimit me pronën në SPAK duke e kthyer tek pronari i ligjshëm, janë prioritete të qeverisjes tonë të ardhshme. Dua ta mbyll duke ju garantuar të gjithë pronarët e shpronësuar, gjithë pronarët e ligjshëm, shoqatat e pronarëve se Partia Demokratike do të bashkëpunojë ngushtësisht me ju dhe me përfaqësuesit tuaj në zbatimin e këtij programi politik, në hartimin e masave dhe vendimeve që kanë lidhje me çështjet e pronësisë duke e mbajtur të informuar njëri-tjetrin me një dialog të vazhdueshëm për çdo iniciativë që do të ndërmarrim deri në zgjidhjen përfundimtare sipas angazhimeve të sipërpërmendura të cilat i keni edhe më të detajuara në programin e hartuar nga grupi ynë i ekspertëve në bashkëpunim me përfaqësuesit e shoqatave të pronarëve”, tha Basha.
Kreu i PD Lulzim Basha gjatë prezantimit të programit për pronat i ka premtuar pronarëve kompensim të plotë të pronave.
Basha tha se do angazhohen të rregullojmë kuadrin ligjor në lidhje me ato raste të interesit publik që preken në mënyrë të qartë dhe shteruese, duke i dhënë fund sipas tij abuzimit me pronën në kurriz të një investimi publik dhe në këtë kuadër angazhohemi për rishikimin e ligjit.
“Ne jemi të bindur që drejtësia është në themelin e çdo veprimi të mirëqeverisjes ndaj angazhohemi që të rishikojmë hartën e vlerës së pronës që do të jetë unike për të gjitha rastet e trajtimit të pronës. Ne angazhohemi që në përfundimin e procesit të legalizimit të filluar prej vitesh duke i garantuar pronarëve kompensimin e plotë dhe të drejtë të pronës, të bëjmë të mundur plotësimin e një prej objektivave të këtij ligji.Fondi i kompensimit të legalizimit do të jetë më vete, në zbatim të ligjit të pronës. Sot shqiptarët zotërojnë prona që nuk janë të sigurta. Sot shqiptarët janë në akthin dhe pasigurinë se prona e tyre keqpërdoret nga qeveria e cila ka ndërtuar me vetëdije, me plan një sistem kaotik për qëllime përfitimi të një grupi të vogël njerëzish ortakësh të kryeministrit dhe një grushti pushtetarësh
Ne angazhohemi se do të rregullojmë kuadrin ligjor në lidhje me ato raste të interesit publik që preken në mënyrë të qartë dhe shteruese, duke përcaktuar njëherë e mirë kriteret vlerësuese për kompensimin e pronës për investime të tilla publike ne besojmë se do ti jepet fund abuzimit me pronën në kurriz të një investimi publik dhe në këtë kuadër angazhohemi për rishikimin e ligjit përkatës i cili ka hapur të gjitha hapësirat për abuzivizëm në kurriz të pronarëve të ligjshëm dhe zbatimin e të gjitha parimeve kushtetuese dhe detyrimeve që Shqipëria ka në kuadër të Konventës Europian të të Drejtave të Njeriut për shenjtërinë e pronës private”, tha Basha.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, iu prezantoi pronarëve të shpronësuar, programin e qeverisë së tij pas 25 prillit për pronat.
Sipas Bashëst tre shtylla kryesore të besimit, të parimeve, të themeleve të Parisë Demokratike që janë edhe themelet e shëndosha të pronarëve, të shoqatave, të përfaqësuesve dhe të familjeve shqiptare në tërësi dhe padiskutim edhe familjeve të pronarëve në veçanti. Ai tha se do shfuqizojë ligjet aktuale mbi pronat dhe do të bëjnë kuadër të ri kur të vijë në pushtet. Ndryshim të sistemit, demokratët kërkojnë edhe për kadastrat. Basha tha se synohet hartimi i një harte unike kadastrave me mbulimin në gjithë territorin e vendit. Ndryshim të sistemit, demokratët kërkojnë edhe për kadastrat. Basha tha se synohet hartimi i një harte unike kadastrave me mbulimin në gjithë territorin e vendit.
“Më lejoni të ndaj tre shtylla kryesore të besimit, të parimeve, të themeleve të Parisë Demokratike që besoj janë edhe themelet e shëndosha të pronarëve, të shoqatave, të përfaqësuesve dhe të familjeve shqiptare në tërësi dhe padiskutim edhe familjeve të pronarëve në veçanti.
Vlera e parë, është vlera e patjetërsueshme e pronës. Ne besojmë tek prona si themel I organizimit shoqëror. Ne besojmë tek familja, ne besojmë tek liria. Familja, prona dhe liria të lidhura të treja bashkë janë themeli I një shoqërie të shëndetshme, e cila në harmoni arin të realizoj potencialin e saj të plotë. Familja, prona dhe liria janë tre shtylla rreth të cilave është ndërtuar progresi I jashtëzakonshëm I vendeve të BE-së të cilët dëshirojmë ti përkasim dhe drejt të cilit për fat të keq po largohen sot shqiptarët me ritme si asnjëherë më parë në të paktën dy dekada e gjysmë.
Prona dhe liria janë të lidhura, natyrisht dhe familja është e lidhur me to. Më lejoni fare shkurtimisht të prezantoj para jush qëndrimet tona sa I përket programit politik të Partisë Demokratike dhe zbatimit të këtij programi pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Ky program është hartuar në bashkëpunim të ngushtë me shoqatat e pronarëve të ç’pronësuar dhe sot dua të konfirmojmë angazhimin tonë për realizimin dhe përmbushjen e parimeve referuar detyrimeve kushtetuese sa më poshtë: t’i jepet fund debatit të pa drejtë të gjatë dhe hipokrit mbi pronat dhe krimit të menjëhershëm të një sistemi dhe mekanizmi të besueshëm që do të shërbejë për këtë qëllim.
Ne do të sigurojmë që procesi i trajtimit të çështjeve të pronës do të jetë transparent dhe do të jetë më efiçensë të plotë ndaj pronarëve dhe interesit publik të qytetarëve shqiptarë. Ne do të abrogojmë ligjin aktual të pronave dhe të gjitha aktet nënligjore në fuqi që janë të pandershme dhe do të nismën për hartimin e një kuadri ligjor të konsoliduar që jep zgjidhje çështjes së trajtimit të pronësisë. Shfuqizim tërësor I ligjit për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë dhe akteve nënligjore sa I takon përfundimit të procesit kalimtarë të trajtimit të pronës.
Kuadri i ri për çështjet e pronësisë do të jetë guri i themelit mbi t cilin do të ngrihet trajtimi nga qeveria karshi pronës private të pakthyer, pronës private të individit dhe pronës publike të nëpërkëmbur. Në emër të Partisë Demokratike angazhohem se kuadri I ri ligjor do të reflektojë reflektimin e parimeve themelore ku prioritetet do të jenë: kthimi I pronës, kompensimi fizik, pra në natyrë I pronës dhe… apo pjesa marrje me obligacione në fondet e investimeve publike sipas marrëveshjes me pronarët e shpronësuar.
Garantimi dhe respektimi I titujve të pronësisë referuar një vendimi I formës së prerë administrative apo gjyqësor, të cilët në asnjë rast nuk do të preken pa një proces të rregullt ligjor.
Garantimi I ekzekutimit të veprimeve përfundimtare të kompensimit të pronës të pa ekzekutuara duke ju referuar zërit kadastra të përcaktuar në to. Përfshirja në fondet e kompensimit fizike të pronave të konfiskuara për efekt të ligjit anti-mafia përfshirë edhe rastet e kontratave PPP apo koncesioneve korruptive. Kërkesat e pa trajtuara do ti nënshtrohen ligjit në kohën në fuqi në kohën e depozitimit të kërkesës në agjenci, ndërsa ekzekutimi do të kryhet në të njëjtën skema si rastet e ekzekutimit të vendimeve të tjera përfundimtare. Kërkesat e reja që nuk janë paraqitur më parë do të trajtohen në frymën e ligjit të ri. Pronarët do të shkarkohen nga kostot administrative si dhe tarifat dhe taksat gjyqësore në proceset administrative dhe gjyqësore të cilat do të mbarten nga shteti.
Ne angazhohemi që në përfundimin e procesit të legalizimit të filluar prej vitesh duke i garantuar pronarëve kompensimin e plotë dhe të drejtë të pronës, të bëjmë të mundur plotësimin e një prej objektivave të këtij ligji. Fondi i kompensimit të legalizimit do të jetë më vete, në zbatim të ligjit të pronës. Sot shqiptarët zotërojnë prona që nuk janë të sigurta", tha Basha.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë ditën e sotme në një bashkëbisedim me qytetarët në lidhje me çështjen e pronave. Në nisje të fjalës së tij Basha kërkoi ndjesë në emër të PD-së për vendimet e vonuara dhe problemet me pronat.
“Qëndrimet tona kanë qenë të qarta dhe të prera për padrejtësitë e dyfishta që rëndojnë në kurrizin e pronarëve që prej vitit 2013. Ne e konsiderojmë ligjin e qeverisë Rama një shpronësim të dytë anti-kushtetues, anti-ligjor. Dhe jemi zotuar që ditën e parë të kalimit të atij ligji se do ta shfuqizojmë atë. Ne i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese dhe do të vazhdojmë të ndjekim rrugën tonë deri në instancat më të larta të Strasburgut për të shfuqizuar çdo efekt me parapaveprim të këtij ligji ç ‘njerëzor, i cili nuk bën gjë tjetër veçse i vë një damkë të dyfishtë turpit të trashëgimisë së kundërshtarit tonë politik dhe qeverisë në ikje të kryeministrit Rama. Damkën e parë sepse po i trajton edhe një herë pronarët legjitim si qytetarë të rangut të dytë, njësoj si gjatë diktaturës komuniste, dhe damkën e dytë të turpit se këtë po e bën jo thjeshtë dhe vetëm për motive të vazhdimësisë ideologjike, po thjesht dhe vetëm për arsye korruptive për të vazhduar zaptimin dhe tjetërsimin e pronave të pronarëve nga bregdeti në zonat urbane, nga zonat bujqësore në kullotat apo kudo tjetër dhe për të vazhduar sundimin e një grushti njerëzish, oligarkë i njeh populli, monopolist, ortak të këtij pushteti në kurriz të të gjithë qytetarëve. Të të gjithë qytetarëve pa dallime politike.
Ndaj, qëndrimi ynë ka qenë i qartë dhe i prerë, dhe në nisje të debatit politik për këtë çështje, unë e kam thënë publikisht dhe dua ta përsëris sot edhe një herë publikisht, ju lutem të nderuar pronarë të Shqipërisë pranojeni këtë dhe si një ndjesë, në emër të Partisë Demokratike për vonesat, për problemet me të cilat jeni hasur në rrugën tuaj në kalvarin tuaj 30-vjeçar edhe për shkak të përgjegjësive tona të papërfunduara. E them këtë me gjithë vetëdijen që jam drejtuar edhe përndjekurve politik, me vetëdijen se as të përndjekurit dhe as pronarët nuk kishin dhe nuk kanë ku ta kërkojnë drejtësinë e munguar këto 30 vite përveçse tek shtëpia e lirisë, kjo është Partia Demokratike. Edhe sikur disa prej gabimeve dhe shtrembërimeve dhe mosveprimeve mos të kishin ndodhur gjatë qeverisjes tonë, që në fakt kanë ndodhur gjatë disa viteve të qeverisjes tonë, prapë se prapë kjo do të ishte një ndjesë e merituar sepse ne ju kemi dalë zot dhe ne duhet t’ju dalim zot deri në fund pronarëve dhe të përndjekurve politik.
Këtë ndjesë natyrisht e kemi shoqëruar me gatishmërinë tonë për të hedhur të gjitha hapat e nevojshëm politikë dhe pas 25 prillit ligjor dhe financiar për të korrigjuar dhe zgjidhur problemet e shkaktuar gjatë këtyre viteve dhe të akumuluara e të shumëfishuara gjatë qeverisjes së padrejtë dhe grabitqare të këtyre tetë viteve”, tha Basha.
Dhe qe te mori nje forme reale dhondri i Sales Xhambazi te vihet drejtor Korrupsioni dhe gjithcka negative do zhduket pergjithmone
PërgjigjuJa dhe idiotesirat e radhes te premtuara nga njeriu qe po vdes per nje cike kryeministri:1)-do i jepet fund abuzimit me pronen per projektet publike.Sipas Bashes,Astirasit kishin te drejte te ndertonin ku te donin e si te donin,por shteti duhet te demshperbleje,ose t'u marre leje hajduteteve kur t'ua marre token e vjedhur prej tyre,per t'a kthyer ne te mire te pegjitheshme!!!2)-kontrolli i korrupsionit, abuzimit te prones me nje agjenci ombrelle e referimi para ligjit.-Z.Basha,filloje me z.Malltezi dhe /Partizanin/3)-Rishikimi i hartes se vleres se prones qe do te jete unike.-Cfare do te jete unike,harta apo vlera e prones?Nese unike do te llogaritet vlera e prones,atehere eshte gabim.4)-Ju beni nje lemsh akoma me te madh me pronat;nga nje ane premtoni se do hiqni ligjin e vjeter(besoj se flisni per 7501),pastaj qe prona eshte e shenjte,pra qe u takon pronareve,pastaj premtoni, qe do mbaroni deri ne fund procesin e legalizimit dhe diku fusni dhe nje te kompensuari.A nuk po beni nje mish-mash?!Pronare te rinj qe nga nje ane u premtohet legalizim i tokave te marra me 7501,pronare te vjeter qe u premtohet kthim pronash ose kompensim(po t'u jene marre tokat nga pronaret e rinj me 7501)dhe ne fund, te gjithe,si pronare te rinj,si te vjeter,kane per te dale te humbur e do t'ju duhet ta fillojne gjithecka nga e para,se Lul Basha do ta filloje cdo gje nga 0,perfshi dhe ligjin per pronen!!!
PërgjigjuToka duhet t'i kthehet Pronarit,në bazë të Data Base-it(katastës së Kolektivizimit)!dhe 7501 duhet abortuar apo anuluar..!Prona të shkojë tek i Zoti!
PërgjigjuO ky la nam bashke me Nafije fallxhoren , suden e perralles me 5 pika. A thua se me 26 prill do zbrese zeusi ne toke dhe do beje me shkopin magjik mrekullite e Sudes se leshelise dhe Bashes qe eshte ne ajer , a thua se nuk ka qene pd ja 8 vjet ne pushtet dhe vetem ne rrugen e kombit dihet se vodhi 280 milion euro.
Përgjigju