Kreu i PD Lulzim Basha

Basha publikon mesazhin e ish-eurodeputetit gjerman: Zgjedhjet e ndershme dhe të lira, anti-korrupsioni, thelbësore për investimet e huaja

10 Mars 2021, 22:00| Përditesimi: 10 Mars 2021, 22:03

  • Share

Kryedemokrati Lulzim Basha ka shpërndarë në rrjetin sociale facebook deklaratat e ish-deputetit të PE Elmar Brok, i cili  tha se sundimi i ligjit, zgjedhjet e ndershme dhe të lira, anti-korrupsioni, janë thelbësore për investimet e huaja.

“Ka një sërë biznesesh gjermane që janë të interesuara për të investuar në Shqipëri, sidomos në turizëm. Sundimi i ligjit, zgjedhjet e ndershme dhe të lira, anti-korrupsioni, janë thelbësore për investimet e huaja. Pa këto nuk do të ketë investime. Nuk investohet në një vend ku ke frikë se nuk ka sundim të ligjit”, deklaroi ish-eurodeputeti gjerman.

Këto deklarata i ka bërë në forumin “Perspektivat për një të ardhme evropiane të Shqipërisë”, organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer dhe Akademia Politike.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?