Kryedemokrati për gazetarët u shpreh se qeveria nuk ka asnjë masë për të përballuar një valë të dytë infeksionesh.
"Unë jam në dijeni të një rasti në Shijak. Ndërkohë që ekipi i PD ka raportuar 10 raste të tilla gjatë fundjavës. Nëse plani ynë do të ishte vënë në zbatim do të kishim funksionalë dhe mundësinë që mjekësia shqiptare të përballonte dhe fluksin e të sëmurëve të tjerë. U informova për një rast se pacienti e simptoma ka pritur 6 ditë për ti bërë tamponin. Është babai i një prej kolegëve tuaj. Njerëzit po marrin borxh për të kuruar të afërmit e tyre. Qeveria, asnjë masë për të përballuar valën e dytë. Edhe vala e dytë e gjen Edi Ramën të papërgatitur. Prej 4 javësh kërkoj të ndërmerren 4 hapa të thjeshtë. 1. Minimumi 2500 testime në ditë. 2. Mbulimi i kostove të paketës së trajtimit të COVID, të merret përsipër nga shteti. 3. Mobilizimi total i sistemit, për t’u përballur me çdo nivel të trajtimit të të sëmurëve. 4. Bonusi 1000 € për mjek, 500 € për çdo infermier”, - tha Basha.
Lajmi kryesor:
13 deputetë jashtë listave, Basha u jep një shans tjetër: Vendimet e komisionit do shqyrtohen nga Kryesia! Lëvizja e re e Topallit? Tenton të mbajë Ramën në pushtet
E.M./ReportTv.al