Lulzim Basha, Edi Rama dhe Monika Kryemadhi

Basha, Rama dhe Kryemadhi zyrtarizojne emrat në 12 qarqet, ja përballjet më të ashpra me 25 prill! Riciklime dhe supriza

3 Shkurt 2021, 21:34| Përditesimi: 3 Shkurt 2021, 22:04

  • Share

TIRANË- Kur kanë mbetur më pak se 80 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, beteja politike ka filluar të marrë formë me emra konkret. Partitë politike kanë zyrtarizuar drejtuesit politik në qarqe, një përballje 'kokë me kokë' me kandidatë me anë të së cilëve synohet marrja e një numri sa më të madh të votash.  Beteja më e fortë është në qarkun e Tiranës, ku përveç PD-PS dhe LSI, në listë janë edhe kandidatë nga partitë e reja opozitare.

Demokratët janë ‘blinduar’ në kryeqytet me 8 emra ku mund të përmendim Aldo Bumçin, Flamur Nokën e Grida Dumën ndërsa nga PS janë Ervin Bushati, Elisa Spiropali dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili nuk do të kandidojë si deputet por vetëm do të drejtojë fushatën e socialistëve. Nga parti të tjera opozitare mund të përmendim Astrit Patozin, Jozefina Topallin dhe Myslym Murrizin.

Nuk mbetet pas edhe Elbasani, ku në krye të socialistëve është Taulant Balla përballë Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari.

Ndërkohë në qarkun e Durrësit, Kryeministri Rama do të ketë përballë nënkryetarin e PD-së, Edi Palokën si dhe Elona Gurin nga LSI. Vlen të përmendet emri i Mark Markut në qarkun e Lezhës, përballë ish-ministres së Arsimit Lindita Nikollën.

Në qarkun e Beratit PD ka vendosur Tomor Alizotin edhe ky i papërvojë në drejtim fushate, përballë Ministrit të Turizmit Bledi Klosi. Për herë të parë si drejtues fushate, Basha ka caktuar edhe ish-deputetin Helidon Bushati për qarkun e Shkodrës ndërsa në anën tjetër PS ka vendosur Ilir Beqajn, ndërsa LSI shkon me Agron Çelën.

Në Vlorë drejtues politik i mazhorancës është vendosur Damian Gjiknuri ndërsa përballë do të ketë Bujar Leskajn e PD-së si dhe Luan Ramën nga LSI. Ajo që pritet të shihet është se cila prej taktikave do të ketë më shumë sukses, ajo e Ramës me figura krejtësisht politike, ajo e Bashës me figura të alternuara.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gimi: 04/02/2021 05:49

    Sakte, per shembull ne Elbasan kryemafiozi i ish kryeprokurorise se Elbasanit, Dashnor Sula eshte zgjedhur nga Zeni pasi i ka derdhur ne thes 1 milion euro. Dashnor Sula nuk do te jete i PD ne parlament, ai eshte kali i trojes. Peqini do te jete nje mini-dushk pasi Aqif Rakipi nga PS e Dashnor Sula nga PD kane lidhje familjare. Dashnor Sula nuk ka parime. Te vetmet parime qe ai ka jane imoraliteti dhe korrupsioni, keshtu qe demokrate te Peqinit e Elbasanit mos kujtoni se do ju perfaqesoje ju, eshte i shitur koke e kembe tek PS. Urime PD se Elbasanit me plehrat qe ka zgjedhur per kandidate. Shqiptarja postoje mesazhin.Populli duhet te dije se nga cilet plehra pret te perfaqesohet. Ju jeni gazete serioze dhe mbroni interesat e popullit, mos na zhgenjeni.

    Përgjigju
  • Soni: 04/02/2021 05:46

    Patjeter, per shembull ne Elbasan kryemafiozi i ish kryeprokurorise se Elbasanit, Dashnor Sula, eshte i lidhur me klane te droges, eshte zgjedhur nga Zeni pasi i ka derdhur ne thes 1 milion euro. Dashnor Sula nuk do te jete i PD ne parlament, ai eshte kali i trojes. Peqini do te jete nje mini-dushk pasi Aqif Rakipi nga PS e Dashnor Sula nga PD kane lidhje familjare. Dashnor Sula nuk ka parime. Te vetmet parime qe ai ka jane mafiozlliku, mbrojtja e krimit te droges e prostitucionit kur ishte prokuror, imoraliteti dhe korrupsioni, keshtu qe demokrate te Peqinit e Elbasanit mos kujtoni se do ju perfaqesoje ju, eshte i shitur koke e kembe tek PS. Urime PD se Elbasanit me plehrat qe ka zgjedhur per kandidate.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?