Politikë

Basha: Rama premtoi 300 mijë vende pune, por përzuri shqiptarët

6 Shtator 2019, 10:28| Përditesimi: 6 Shtator 2019, 10:35

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar sulmet ndaj kryeministrit Rama duke thënë se ky i fundit premtoi 300 mijë vende pune, por këto vende pune nuk u hapën dhe sipas Bashës shqiptarët u përzunë.

Ndër të tjera lideri i opozitës ka thënë se në këto 6 vite janë vjedhur miliarda euro. Për sa i përket punësimit, Basha ka shtuar se shqiptarët janë pa punë sepse ekonominë e kanë marrë oligarkët dhe klientët e Edi Ramës.

Reagimi i plotë i Bashës:

“Premtoi 300 mijë vende pune, por i përzuri nga Shqipëria më shumë se 300 mijë shqiptarë. Miliarda euro janë vjedhur, abuzuar dhe shpërdoruar nga Hajduti Psiqik këto 6 vjet, të gjitha kanë përfunduar në xhepat e Edi Ramës dhe klientëve të tij ose janë shpërdoruar për tekat e tij në fasada dhe lluks.

Shqiptarët janë pa punë sepse ekonominë dhe mundësitë ekonomike i kanë marrë oligarkët dhe klientët e Edi Ramës. Që të hapim vende pune dhe mundësi për njerëzit, duhet të largojmë bandën e grabitqarëve dhe Hajdutin Psiqik. ShqipëriaSiEuropa  HajdutiPsiqik  RamaIk”, shkruan Basha.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?